LAJMI I FUNDIT:

Dukati venedikas dhe fiorini i Firences – monedhat që kanë qarkulluar në Shqipëri

Dukati venedikas dhe fiorini i Firences – monedhat që kanë qarkulluar në Shqipëri

Disa nga monedhat e huaja që kanë qarkulluar në Shqipëri, sidomos ato prej ari, nga përdorimi i tyre i gjatë, lanë aq gjurmë, sa emrat e tyre hynë në leksikun e gjuhës shqipe.

Kështu, për shembull dukati venedikas, latinisht “ducatus” dhe italisht “ducato”, monedha me prestigjin më të madh të kohës së vet, për hir të vlerës dhe bukurisë, ka hyrë edhe në folklorin shqiptar.

Ndërsa monedha prej ari e Firences, fiorino, latinisht “florinus”, e prerë nga familja dinastike fiorentine de Medici, u quajt fiorino (lulëzë), pasi në një faqe të saj paraqiste një lule (zambakun), stemë e familjes de Medici. Kjo fjalë hyri edhe në gjuhën shqipe, siç vë në dukje Eqrem Çabej, jo vetëm si emri i monedhës, por edhe si emri i metalit, pra i arit.


Për këtë arsye, në gjuhën shqipe, floriri u bë sinonim i arit. Interesant është fakti se dukati venedikas dhe fiorini i Firences, gjatë shekullit XIV, kanë pasur të njëjtën vlerë. Kjo për arsye se, shtetet më të zhvilluara evropiane, gjatë shekullit XIV, të nxitura nga interesat ekonomike, unifikuan vlerën e monedhave të tyre të veçanta, si dukati venedikas, dukati gjenovez, dukati papal dhe fiorini i Firences, pra monedhat kryesore të hapësirës mesdhetare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Ekonomi
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Ekonomi
Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ekonomi
Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Bankat në Kosovë me fitime rekorde gjatë 2024-së, të dhëna përgjatë disa viteve

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori