“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën e shtunë, në orën 14:00, në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve në Tiranë, do të bëhet promovimi i serisë së lektyrave shkollore.
Si çdoherë, “Dukagjini” vazhdon të sjellë botime të veçanta për lexuesit e vegjël, nga autorë shqiptarë me të drejta ekskluzive nga “Dukagjini”, si dhe botime të autorëve më të njohur klasikë.
Për të diskutuar rreth kësaj serie, në panel do të jenë të pranishëm:
Bardhyl Musai - Profesor;
Adelinë Selmani - Redaktore e serisë;
Oriola Hamzallari – Psikologe zhvillimi; dhe
Anda Gjikolli – Shtëpia Botuese “Dukagjini”.
Promovimi do të moderohet nga Liridona Bytyçi.
Kjo seri librash për fëmijë përfshin klasat 1, 2, 3, 4 dhe 5, nga pesë sosh. Lektyrat për klasën e parë: “Tregimi i lepurit Piter”, “Përralla popullore mbi kafshët”, “Bletëzat”, “Rrëfenja” dhe “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera”.
Lektyrat për klasën e dytë: “Shkolla e pyllit”, “Vjersha”, “Përralla e postierit”, “Lepurushi prej pushi” dhe “Përralla të zgjedhura”.Librat shoqërohen me aparaturë didaktike, fjalorth shpjegues dhe ilustrime origjinale, të cilat e lehtësojnë lexim-kuptimin e veprave dhe e bëjnë atë mjaft zbavitës.
Në këtë promovim, do të keni mundësinë të njiheni nga afër me konceptin e kësaj serie, mënyrën e punës, përmbajtjen etj.
Po ashtu, do të mund të diskutoni me panelistët për rëndësinë që kanë këto botime për formimin sa më të mirë të fëmijëve.























































