Shtëpia botuese “Dukagjini”, me një histori të pasur prej 30 vjetësh në botën e librit, shquhet për shpirtin artistik që gjithmonë sjell, ndaj me një frymë të re do të prezantohet edhe në Panairin e 24-t të Librit në Prishtinë, i cili çel dyert më 5 qershor.
Me një arsenal të mrekullueshëm prej 35 botimesh të reja – 14 botime ekskluzive për Panairin e Prishtinës – “Dukagjini” dëshmon rrugëtimin me frymën e një pionieri në botën e librave.
E njohur për kolanat e saj klasike si “Fryma”, “Rozafa” dhe “Balkan Books”, në dy vitet e fundit, kjo shtëpi botuese ka zgjeruar gamën e saj me kolanat: “Anima”, “Magnum opus”, “Evropa kreative”, “Klasikët”, serinë e “Lektyrave shkollore” dhe serinë e gjashtëmbëdhjetë librave të nobelistit Hermann Hesse, si dhe botimet e veçanta të autorëve të huaj e shqiptarë, për të rritur dhe fëmijë.
Përveç kësaj, shtëpia botuese ofron edhe botime të reja nën imprintin “Lekë”, për të interesuarit e ndjekësit e librave më të fundit, nga fusha të ndryshme.
Kolanës “Fryma”, e cila sjell në gjuhën shqipe autorët më me ndikim në histori nga fusha e shkencave sociale e humane, i është shtuar edhe “Metafizika e seksit” nga Julius Evola, që vjen si botim ekskluziv për Panairin e Librit në Prishtinë. Po ashtu, risi për këtë Panair nga kjo kolanë është libri “Karizma: Mikrosociologjia e pushtetit dhe e ndikimit”, nga Randall Collins.
Nga “Anima”, një kolanë përmbledhëse e veprave kulminante të letërsisë klasike botërore, “Dukagjini” sjell veprën “Imoralisti” nga Andre Gide, botim ekskluziv për Panairin e Librit në Prishtinë. Ky libër u shtohet 11 veprave të botuara deri tani të kësaj kolane.
Për herë të parë, në Panairin e Librit në Prishtinë, “Dukagjini” prezanton kolanën “Magnum Opus”, me katër botime deri tani: “Ferma e kafshëve” nga George Orwell, “Princi” nga Niccolo Machiavelli, “Princi i vogël” nga Antoine de Saint – Exupery dhe “Meditimet” nga Mark Aureli.
Shtëpia botuese “Dukagjini” është e para nga Kosova që është bërë pjesë e projektit kulturor “Evropa kreative”, me mbështetjen e së cilës deri tani ka botuar: “Dashuri dhe pedagogji” nga Miguel de Unamuno, “Secili me liqenin e vet” nga Nenad Joldeski dhe “Gjarpri dhe Zambaku” nga Nikos Kazanxaqis, ndërsa ekskluzivisht për këtë panair sjell veprën “Kape lepurin” nga Lana Bastašić.
“Dukagjini” gjithashtu vazhdon me botimet në serinë “Hermann Hesse”. Ekskluzivisht për Panairin e Librit në Prishtinë vjen vepra “Getruda”, e cila u bashkohet veprave të përkthyera deri më tani nga seria Hesse: “Demiani”, “Nën rrotë” “Rosshalde”, “Ujku i stepës”, “Peter Camenzind”, “Përralla”, si dhe “Poezi të zgjedhura”.
Ekskluzivisht për këtë Panair, nga botimet “Dukagjini” dalin edhe veprat e njohura botërore të klasikëve: “E Madhërishmja” nga Pseudo-Longini, “Poezi” – Safo, si dhe “Letërsia latine” e Pierre Grimal-it.
Si botime të veçanta, “Dukagjini” vjen me disa botime ekskluzive për këtë panair. “Nga ana e Suanit” nga Marcel Proust dhe “Eshtërrojtësi” nga Marios Mihailidhis janë dy vepra të vlershme që i shtohen lexuesit të pasionuar të letërsisë së mirëfilltë, të cilat, veç tjerash, shquhen për cilësinë dhe nivelin e përkthimit. Një tjetër libër mjaft i veçantë për herë në parë në këtë Panair është edhe libri “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” nga Primo Levi, si dhe libri “Hyrje në psikolinguistikë” nga Rrahman Paçarizi.
Po ashtu, “Dukagjini” prezanton edhe: “Amanete zemre” nga Enver Petrovci, “Gjermania dhe Kosova: Historia e një partneriteti” nga Enrico Seewald & Urs Unkauf, “E bukur si 8” nga Nikola Huppertz, “Komploti” nga Ben Blushi.
Ndërkohë, nga botimet “Lekë”, do t’i shtohen lexuesit të pasionuar të librave psikologjikë, nga matematika e të tjerë: “Ushtrimi i vetëbisedimit” nga Rachel Goldsmith, “CEO excellence” nga Carol Dewar, “Si të pjekim π-te” nga Eugenia Cheng dhe “Investitori inteligjent” nga Benjamin Graham.
Në listën e 14 librave ekskluzivë për këtë panair, përfshihen edhe gjashtë lektyra shkollore shumë të veçanta: “Posta e porositur” nga Mark Krasniqi, “Aventurat e Bletës Maja” nga Waldemar Bonsels, “Liza në Botën e Çudirave” nga Lewis Carroll, “Kujtimet e një zogu” nga Ida Baccini, “Udhëtimi i Pikëpyetjes” nga Ymer Elshani dhe “Aventurat e Pinokut” nga Carlo Collodi, të cilat do të pasurojnë botën e fëmijëve shqiptarë.
Të gjitha këto botime i shtohen gamës së gjerë të librave të shtëpisë botuese “Dukagjini”, duke dëshmuar punën e pandalshme drejt pasurimit të botës letrare për secilin tip lexuesish.
Nën moton “Përgjigjja është libri”, edicioni i 24 -të i Panairit të Librit në Prishtinë mbahet në Pallatin e Rinisë, nga 5 deri më 9 qershor.
Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ju mirëpret në shtandin e saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?