Shtëpia botuese “Dukagjini” është gati për festën më të madhe të librit në kryeqytetin shqiptar. Në panairin e 25-të të librit në Tiranë, “Dukagjini” sjell një gamë të gjerë librash, për çdo tip lexuesi.
Nga seria e jashtëzakonshme e nobelistit Hermann Hesse, vijnë dy tituj të rinj: “Demiani” – me historinë e rinisë së Emil Sinkler-it dhe kërkimit të tij drejt vetvetes, si dhe “Nën rrotë” – me pikëpyetjen se si arrijnë sistemi edukativ dhe presioni shoqëror ta shkatërrojnë potencialin e individit. Këta u shtohen edhe dy librave të tjerë: “Ujku i stepës” dhe “Peter Camenzind”, nga shkrimtari, poeti dhe piktori gjermano-zviceran që trandi botën me librat e tij e të cilat “Dukagjini” i ka botuar më parë.
Në Panairin “Tirana 2022” sjellim të plotë edhe kolanën e librave letrarë “Anima”. “Dukagjini” e sheh këtë kolanë si një ekskurs nëpër autorët dhe veprat më të njohura të letërsisë botërore, andaj, pa hezitim, ju fton që me “Anima”-n të bëni shëtitjen nëpër veprat e mirëfillta artistike letrare. “Sonata e Krojcerit” nga Lev Tolstoi; “Zhdukja e mistershme e markezes së re De Loria” nga José Donoso; “Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” nga Nikolai Leskovi; “Mjegull” Miguel de Unamuno; “Shtrëngimi i vidhës” nga Henry James; “Shënimet e një të vdekuri” nga Mihail Bullgakov; “Maitreji” nga Mircea Eliade dhe “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis, të shqipëruara mjeshtërisht nga bashkëpunëtorët e “Dukagjini”-t vijnë ekskluzivisht në Panair.
Në shtandin e “Dukagjinit” vend të posaçëm gjejnë librat e filozofit Glauk Konjufca: “Ontologjia e Artit të Shtatë” dhe “Epistema e Dhomës së Zezë”. Konjufca, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, do të gjejë një kohë për të bashkëbiseduar me lexuesit e tij në Tiranë, te shtandi i “Dukagjini”-t.
Në Panair promovohet edhe novela “Pranvera romane e zonjës Stoun”, ndërsa krahas saj janë edhe veprat shumë të dashura për lexuesin, si “Mëngjes në Tiffanny” nga Truman Capote, “Frida” nga Hayden Herrera, “Vepra e saj” nga Alketa Xhafa-Mripa dhe “Në banesën e mishtë” nga Valerio Magrelli. Libri mjaft i kërkuar “Një shqiptar në CIA” i Bashmir Xhemajt pritet të vazhdojë të ngjallë interesimin e lexuesit edhe në këtë edicion të ekspozitës mbarëshqiptare të librit. Shpëtim Selmani, që po ashtu do të jetë edhe fizikisht afër lexuesit të tij në Tiranë, prezantohet me librat e tij: “Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”.
Në botimet “Lekë” do të ketë befasi të cilat do të shpalosen për lexuesin në ditët në vazhdim. Por “Dukagjini” pret që interesimi i madh për dy librat e psikologëve Daniel Siegel dhe Tina Payne, “Truri i fëmijës” dhe “Mindsight – Vëzhgimi i mendjes” të vazhdojë edhe në këtë edicion të Panairit në Tiranë. “Inteligjenca artificiale” nga Matt Burgess dhe “Pse s’ma ka thanë njeri më parë” nga Dr. Julie Smith do të jenë aty për lexuesin e pasionuar të teknologjisë dhe psikologjisë.
“Dukagjini” asnjëherë nuk lë anash lexuesit e vegjël. Edhe këtë edicion shtandi ynë do të jetë një hapësirë e mirë eksploruese e imagjinatës së të vegjëlve, me librat më të mirë për botën e tyre të çiltër. Rudyard Kipling u tregon fëmijëve se “Si u bënë kafshët siç janë sot”, libër të cilin “Dukagjini” e sjell në shqip ekskluzivisht në panairin e Tiranës. Pasurisë së “Dukagjini”-t i shtohet edhe libri “Shigjeta e kaltër” e Gianni Rodarit me aparaturë didaktike, e përshtatshme për lexim nga fëmijët e klasës së tretë. Nga autori shumë i dashur nga fëmijët, Gianni Rodari, gjenden edhe librat: “Agjenti X.99”, “Atalanta”, “Mes bankash”, “Planeti i pemëve të Krishtlindjeve” dhe “Punët e zotit maçok”.
Lektyrat shumë të dashura për fëmijët janë po ashtu pjesë e ekspozitës së “Dukagjini”-t. “Bletëzat” e Drenusha Zajmi Hoxhës, “Tregimi i lepurit Piter” nga Beatrix Potter, “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera” nga Charles Perrault, “Përralla popullore mbi kafshët” nga Bedri Dedja dhe “Rrëfenja” nga vëllezërit Grim, presin të shpalosen nga 6-7-vjeçarët shqiptarë. Aty do të jenë edhe “Përralla e Postierit” nga Karel Čapek, “Përralla të zgjedhura” nga Hans Christian Andersen, “Shkolla e pyllit” nga Bedri Dedja, “Vjersha” nga Agim Deva, “Lepurushi prej pushi” nga Margery Villiams. Për të gjithë fëmijët sugjerohet libri me 30 modele të ndryshme për të punuar para, gjatë dhe pas leximit të lektyrës, me titull “Si të lexojmë një lektyrë?”.
Për fëmijët e moshës 8-9 vjeçe gjeni librin më të ri “Tregimet e gjyshe Pastërtores” nga Bedri Dedja, për pak më të mëdhenj “Gres” nga Gresa Rugova & Bardh Rugova e të tjerë. Aty janë po ashtu edhe librat që i ftojnë fëmijët të angazhohen, si “Eja t’i zgjidhim problemat”, “Bota e kafshëve” dhe “Ditët e shkronjave”.
Panairi i librit “Tirana 2022” mbahet mes datave 16 dhe 20 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Edicioni i 25-të i panairit mbahet me moton “të gjithë jemi lexues”. Nën organizimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ky është panairi më i madh i organizuar në hapësirën shqipfolëse.
Shtëpia botuese “Dukagjini” ju fton që të ndaleni te shtandi i saj dhe të bashkëbisedoni me ekipin që do të jetë i gatshëm për të dhënë sqarimet e nevojshme për librat që ju dëshironi t’i keni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët