Dukagjini, Arbëria e KEK-u kalojnë tutje

Kanë përfunduar tri ndeshje të tjera në kuadër të 1/16 së Kupës së Kosovës në futboll.
Nuk kanë munguar befasitë edhe ditën e sotme, ku Drita-Drenasi ka përfunduar pa gola 0-0 dhe kanë shkuar në vazhdime.
Dukagjini ka fituar me rezultat të thellë 0-4 te Liria e Prizrenit duke kaluar në 1/8 e finales.
Ndërkohë fitore të thellë ka marrë edhe Arbëria që ka mposhtur Vitinë me rezultat 4-0.
Edhe KEK-u ka vazhduar tutje pas fitores minimale 1-0 ndaj Trepçës.
Ndeshja tjetër që ka shkuar në vazhdime është ajo mes Flamurtarit dhe Ferizajt që përfundoi 90 minuta 0-0. /Telegrafi/Rezultatet:Drita 0–0 Drenasi (Ndeshja shkon në vazhdime)
Liria - Dukagjini 0:4
Arbëria - Vitia 4:0
KEK-u –Trepça 1:0
Flamurtari - Ferizaj 0:0

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































