Duka krenar që Shqipëria organizoi finalen e Ligës së Konferencës: E ardhshmja ndoshta Superkupa e Evropës ose Kampionatin evropian për të rinjtë
Presidenti i FSHF, Armand Duka foli për mediat në lidhje me organizimin e Conference League ku theksoi përshtypjet e mira nga UEFA, ndërsa pati falënderime për të gjithë të angazhuarit në këtë ngjarje.
Duka shtoi se në fillim të gjithë ishin skeptikë për organizimin e një eventi të tillë, por tashmë të gjithë ndjehen krenar.
“Interesi ka qenë i madh për aktivitetin e rëndësishëm dhe kam përcjellë të gjithë individët nga jashtë. Të gjithë administratën e UEFA-s dhe bashkë me presidentin kam pasur vetëm fjalë të mira dhe përqafime. E ndaj këtë me të gjithë ata që e bënë të mundur mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, jam me krenari këtu me një pjesë të organizatorëve të Federatës. U transmetua live në 155 vende të botës dhe u pa nga 400 milionë tifozë”.
“Askush nuk do ta mendonte disa vite më parë që Shqipëria dhe Federata do të kishin të tilla ftësa për të përmbyllur një event të këtyre përmasave. Meritë e administratës së FSHF dhe atyre që bashkëpunuan. Shumë ishin skeptikë kur aplikuam për finalen dhe konsiderohej një ironi. Por finalja erdhi dhe bota u përqendrua në Tiranë. I dhamë përgjigje atyre që menduan se ne nuk mund të organizojmë një finale të tillë. Kemi pritur delegacione dhe president të Federatave europiane, sponsor, partner dhe janë larguar me mendime pozitive. Kemi pritur legjenda të futbollit botëror, Boniek, Savicevic, Totti, Tomasson, Cantona e shumë të tjerë”.
“Kemi pritur 20.000 tifozë dhe më shumë se 20.000 jashtë stadiumit, vetëm tani e kuptojmë sa krenarë duhet të jemi të gjithë. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në organizimin e eventit, policia bëri punë të mrekullueshme, po ashtu qeveria dhe bashkia Tiranë, drejtuesve të aeroportit të Tiranës. Aeroporti bëri menaxhim perfekt, falenderim për Ministrinë e Financave dhe për Kryeministrin. Unë nuk bëj servilizma, por kryemistri ka qenë aktiv në organizim dhe ka pritur edhe ankesat tona ndaj duhet ta falenderoj publikisht”
“Falënderoj qytetarët shqiptarë që i dhuruan mikpritje tifozëve, nuk dolëm nga tradita jonë. Falënderoj median për punën e shkëlqyer dhe keni promovuar mirë Shqipërinë. Uroj të takohemi përsëri për evente të tilla të suksesshme për vendin”.
“Kjo finale na ka mbushur me eksperiencë dhe mund ta bëjmë më mirë, në çdo proces kishim kujdesin e duhur. Qeveria u tregua e zgjuar që e bëri pushim ditën e ndeshjes dhe që ishte një ditë pa makine. Qytetarët e pranuan, e falenderoj edhe pse ishte cënim i të drejtës së tyre. Falenderoj edhe vullnetarët. 400 të tillë, ndoshta kanë punuar më mirë edhe se ata që janë paguar. Në organizimet e ardhshme, koj është një eksperiencë e fituar”.
Ka Shqipëria shansin për finale të tjera? “Që pas përfundimit të ceremonisë filluam diskutonim se të mos shohim një kompeticion tjetër. Champions League aktualisht është e e pamundur për kapacitetet e stadiumit, por Superkupa e Evropës, apo edhe Kampionat Evropian për të rinjtë, janë të gjitha mundësitë. Doja opinione pozitive për Shqipërinë dhe e shijoj këtë sukses si qytetar shqiptar dhe jo si president i FSHF”.
“Kërkojmë bashkëpunim për të rritur futbollin, ato që kanë luftëra personale të mos harxhojnë energji me këtë punë. Por të fokusohen te rritja e futbollit për fëmijët.Politika të kuptoj kompetencat e veta për të përmirësuar fushat e jetës sonë dhe tani po flasim për futboll. Të kemi infrastrukturë për të ushtruar futboll dhe të mos kthehet në një institucion personal, por të kthehet në një të mirë të përbashkët”, u shpreh Duka.
https://www.youtube.com/watch?v=W2TW-qPzoug&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Trajneri i njohur pritet të zëvendësojë Nuri Sahinin te Borussia Dortmund
Barcelona po bën presion mbi yllin e ekipit që të largohet para 31 janarit
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij
Drejtuesit e Real Madridit etiketojnë problemin, fajësohen tre lojtarë për zhgënjimet
Barcelona është në kërkim të pasuesit të Ter Stegen, dy emra në listën e dëshirave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri