Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli duke folur për raportet Kosovë-Serbi dhe kërcënimet e fundit të presidentit, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ky do të duhej të ishte një alarm për ndërkombëtarët.
Sipas Dugollit ani pse të pritshme, kërcënimet publike të Vuçiqit këtë herë u thanë me tone të qarta.
“Deklaratat e Vuçiqit nuk përbëjnë diçka të re sepse dihet prejardhja e Vuçiqit. Ai ka qenë ministër i Millosheviqit , është pasardhës i tij. Është e njëjta logjikë e Millosheviqit, pra kur bëhet fjalë për shqiptarë nuk ka ndryshuar ka ndonjë dallim. Do të duhej të ishte alarm për miqtë tanë, ndërkombëtarët sepse ky e tha publikisht një kërcënim dhe me tone të qarta. Për një gjë jemi të sigurt se Serbia nuk është rehat me Republikën e Kosovës, derisa ajo e mohon ekzistim e Kosovës, derisa e mohon që në Kosovë ka bërë krime. Derisa mundohet të minojë pavarësinë e Kosovës, këto deklarata janë të pritshme”, u shpreh ai në Tëvë 1.
Për Dugollin, duke i ditur synimet dhe pretendimet e Serbisë, në Kosovë nuk duhet të flihet qetë.
Ai ka thënë se vendi ynë duhet të forcojë bashkëpunimin me miqtë ndërkombëtarë në aspektin e sigurisë, duke qenë se Serbia e pret momentin e volitshëm për t’u rikthyer në Kosovë.
“Duke i ditur pretendimet dhe synimet e tyre ne nuk duhet të akomodohemi e të flemë qetë në kuptimin që këto janë deklarata boshe. Ne duhet të punojmë t’i forcojmë institucionet tona, lidhjet tona me miqtë ndërkombëtarë dhe të kemi bashkëpunim të mirë sa i takon sigurisë. Serbia po se po është e interesuar që të destabilizojë Ballkanin dhe në momentin e volitshëm të shfrytëzojë mundësinë për tu rikthyer në Kosovë”, shtoi ai.
Por, ndryshe nga Dugolli deklaroi ditë më parë, ambasadori amerikan Jeff Hovenier. Për të në Kosovë nuk duhet të mbesim pa gjumë për shkak të këtij kërcënimi, pasi sipas tij, aleanca më e fuqishme në histori është prezent këtu.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq së fundmi ka bërë disa deklarata kërcënuese ku tha se Perëndimi duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse ata zgjedhin Kosovën, Vuçiq ka thënë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri