Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e nisi vitin 2021 me disa ditë të mira pushimi në brigjet e Meksikës.

Ajo qëndroi bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, dhe familjarët e saj, për disa ditë në Tulum, ku shijuan bregdetin në motin e ngrohtë që mbizotëron atje.


Dua ka publikuar shumë fotografi nga pushimet, teksa me njërën prej tyre pak ditë më parë mori vëmendje, pasi si emoji përdori një biberon dhe fytyrën e foshnjës, me çka bëri fansat të aludojnë për një shtatzëni të mundshme të saj.

dualipa 14070439736060677328445633292581062478387574n

Por teksa e mohoi spekulimin rreth shtatzënisë, Lipa ndau me ndjekësit së fundmi disa imazhe të tjera nga pushimet.

Ajo e nisi me një imazh, ku shfaqte trupin e saj të tonifikuar teksa pozonte në bikini të kaltra.

Më pas, këngëtarja shqiptare shfaqi edhe disa nga momentet e këndshme që ka shijuar me të dashurin në Meksikë, si dhe disa fotografi të tjera ku shfaqej duke kaluar çaste të këndshme me motrën e saj, Rinën.

Dua është kritikuar nga fansat për pushimet që zgjodhi t’i bëjë në nmjë kohë kur Mbretëria e Bashkuar ndodhet në izolimin e tretë, me rastet gjithnjë e në rritje të COVID-19.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale ia kujtuan Duas se si ajo dhe i dashuri i saj bënin thirrje për “të qëndruar” në shtëpi gjatë izolimit, teksa Anwar u pa vet dukje i thyer rregullat pas kthimit në Londër, ku u pa në shesh-xhirimin e një reklame, ndonëse duhej të karantinohej për 14 ditë pas kthimit nga Meksika. /Telegrafi/

dualipa 14145272113241677812801688065695919568609076n