Britania e Madhe i dha fund gati 50 viteve të integrimit me Evropën, duke bërë një dalje historike nga BE pas vitesh argumentesh të hidhura për të shënuar rrugën e vet të pasigurt.
Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE në 23:00 të kohës lokale në Britani të premten në mbrëmje, pas 47 vjetësh brenda bllokut evropian. Kryeministri Boris Johnson lëshoi një fjalim një orë para se të largohej nga Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se Brexit ofroi një mundësi për të “marrë kontrollin”.
Reagime të shumta lidhur me situatën në fjalë ka pasur edhe nga fytyrat publike, ndër ta edhe këngëtarë të njohur nga Londra të cilët nuk janë pajtuar me këtë fakt, duke cekur si një nga arsyet faktin që Brexit-i ndikon drejtpërdrejt në profesionin e tyre, duke dëmtuar ekonominë e tyre.
E revoltuar me situatën duket të jetë edhe shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila prej muajsh është zhvendosur për të jetuar në New York, me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Mirëpo së fundmi, ajo është kthyer sërish në Londër te familja e saj – vend ky në të cilin ajo u lind e u rrit.

Dua edhe në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe kishte dalë haptaz kundër kryeministrit aktual, Boris Johnson, duke thënë se mbështetja ndaj Brexitit është në dëm të Mbretërisë së Bashkuar.
Dhe duke qenë se ata u larguan zyrtarisht nga BE mbrëmjen e së premtes, Lipa vendosi që të ndajë me miliona ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një fjalim të publikuar nga kryetari i Komunës së Londrës, Sadiq Khan.
Në këtë letër ai kishte cekur se pavarësisht daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE, Londra do të vazhdojë të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota pa ndonjë dallim – dhe me ato që shkruan, Dua duket se pajtohet plotësish.

“Mbretëria e Bashkuar ndoshta po largohet nga BE sot, por Londra mbetet një qytet global, qytet evropian. Ne vazhdojmë të jemi një fener për ide përparimtare, për vlera liberale dhe për vendosmëri dhe diversitet. Dhe ne do të vazhdojmë të mirëpresim njerëz nga e gjithë bota, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës së tyre, ngjyra e pasaportës së tyre ose ngjyra e flamurit të tyre kombëtar
Në një kohë pasigurie të vazhdueshme, unë dua të dërgoj një mesazh të veçantë për më shumë se një milion evropianë që kanë vendosur të bëjnë qytetin tonë shtëpinë e tyre. Ju jeni londinezë. Ju jo vetëm që e pasuroni qytetin tonë në mënyrë ekonomike, por edhe shoqërore dhe kulturore. Nga ushqimi dhe moda jonë, deri tek risitë tona dhe shërbimet tona publike, ju jeni thelbësor për suksesin e qytetit tonë, të bërë nga arsyet kryesore pse Londra mbetet qyteti më i madh në botë”, shkruhet në letrën e kryebashkiakut të Londrës, që ai e shpërndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pak pasi Britania e Madhe zyrtarizoi vendimin për Brexitin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

Sabrina Carpenter shkakton debat me veshjen dhe lëvizjet provokuese, gjatë performancën e saj në O2

"A do të bësh fëmijë me Gjestin?", Xheneta jep një përgjigje të prerë

Bianca Censori provokon sërish me një paraqitje të guximshme

I veshur me rroba vajzash dhe me vallëzim sensual, Gjesti shkakton të qeshura te banorët

“Më ke thënë 2-3 detaje për jetën time, kujton se fshihem unë”, Rozana-Jozit: Po do të luash me mua, rri këtu në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa