Dua Lipa pritet me ngrohtësi nga presidentja Osmani, të pranishëm edhe fëmijët e Afrim Bunjakut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur yllin me famë botërore, Dua Lipën në Prishtinë, ditën e enjte, për t’i dorëzuar shtetësinë e Republikës së Kosovës me dekret presidencial.
Osmani ka shpërndarë një video përmbledhëse nga takimi me Dua Lipën, e ku mbishkrim ka shkruar "Krenaria jonë, zëri ynë në botë, vajza e Kosovës - mirë se erdhe në shtëpi, Dua".
Në pritjen e veçantë që ka organizuar për Dua Lipën, të pranishëm ishin edhe fëmijët e policit, Afrim Bunjaku, i cilu u vra nga grupe terroriste serbe në veri të Kosovës, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Dua pritet të performojë sonte në Sunny Hill, festivalin e themeluar nga babai i saj, Dukagjin Lipa. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































