LAJMI I FUNDIT:

“DSK ka përgjuar vëllain dhe bashkëshorten e Sasho Mijallkov”

“DSK ka përgjuar vëllain dhe bashkëshorten e Sasho Mijallkov”

Në seancën e sotme për lëndën e përgjimit masovik, “Shënjestra-Fortesa”, vazhdoi të dëshmojë ish-inxhinieri i punësuar në MPB, Gjoko Llazareski. Në dëshminë, Llazareski tha se në shënjestër të përgjimit ka qenë vëllai i Sasho Mijallkovit, Vllatko Mijallkov dhe bashkëshortja e tij, Aleksandra.

Prokurori Artan Ajro e pyeti Llazaresvkin se çfarë mendon saktësisht se ka pasur numra që kanë qenë senzitive për përgjimin e komunikatave, Llazarevski tha se këto kanë qenë dy shënjestra: “Njëri Vllatko Mijallkov, vëllau i të akuzuarit Sasho Mijallkov, dhe tjetri i Aleksanrës, bashkëshortes së Sasho Mijallkov”, tha dëshmitari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai sqaroi se ka hequr mbi 800 gigabajt materiale nga sistemi për përgjimin e komunikimeve, duke shpjeguar se si në mënyrë teknike ka përpunuar të dhënat që më lehtë të lexohen dhe të sistematizohen.


Llazarevski në pyetjen se përse e ka paraqitur rastin në MPB tha “në afat prej 3 vitesh, unë dhe Zvonko nxjerrshim bisedat ilegalisht të regjistruara nga sistemi i MPB. Qëllimi ishte të raportohet se janë aktivitet ilegale dhe i gjithë materiali iu dorëzua Zoran Verushevskit”, tha dëshmitarit.

Në lëndën “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë ish komandanti i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoski, që janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladmiri Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë të Drejtorisë.

Në lëndën “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë ish komandanti i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski dhe të punësuarit në DSK, Nikolla Boshkoski, që janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, shefi i kabinetit të Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladmiri Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë të Drejtorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori