Operatorët ukrainas të dronëve nga njësia Phoenix, kanë arritur të shkatërrojnë sistemin raketor  rus Uragan në rajonin e Pokrovskit.

Sipas rojeve kufitare, sulmi ka ndodhur në koordinimin me inteligjencën ushtarake që kishte vëzhguar prej ditësh lëvizjet e trupave pushtuese, transmeton Telegrafi.


“Në rajonin e Donetskut në fshatin Netailove, rojet kufitare pikasën sistemin raketor  rus  Uragan. Ata planifikonin ta përdornin kundër ukrainasve duke tentuar të thyejnë mbrojtjen e tyre. Megjithatë, droni ua prishi planet”, u tha në kumtesën e ushtrisë ukrainase.

BM-27 Uragan është një sistem raketor nga epoka e Bashkimi Sovjetik që përdor predha 220 milimetra.

Kjo nuk është hera e parë që rusët në luftën e Ukrainës, përdor sisteme të vjetruara sovjetike, pasi që nga fillimi i pushtimi ka pësuar humbje të mëdha në aspektin e makinerisë luftarake. /Telegrafi/