Dronët komercial ndalohen në Emiratet e Bashkuara, konsiderohen “makineri vrasëse”

Emiratet e Bashkuara Arabe me ligj kanë ndaluar përdorimin e dronëve komercialë.
Në listën e vendeve që kanë ndaluar përdorimin e dronëve komercial tani është edhe EBA, e kjo listë dita-ditës po bëhet më e gjatë, transmeton Telegrafi.
Arsyeja e kësaj ndalese është brenga se mund të jenë relativisht të lehtë që të shndërrohen në “makineri vrasëse”.
Këtë ndalesë Emiratet kanë filluar ta aplikojnë nga vikendi i kaluar në tërë vendin – pra pa përjashtime.
E ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për këtë ndalesë gjatë të premtes, pasi më herët ishin kryer një sërë sulmesh me dron mbi rafineritë e naftës dhe në aeroportin e Abu Dhabit, ku si pasojë humbën jetën tre persona. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/01/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































