Cristiano Ronaldo e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin e sivjetmë Botëror, duke i shënuar katër gola në dy ndeshjet e para.

Superylli i Portugalisë ia shënoi tre gola Spanjës në barazimin prej 3-3, në kuadër të xhiros së parë në Grupin B.

DrogbaRonaldo2large (Foto: Getty Images)

Ndërkaq, të mërkurën ia siguroi përfaqësueses së tij fitoren me golin e vetëm të shënuar me kokë kundër Marokut.

lexo po astu

Falë paraqitjeve të tij, 33-vjeçari ka marrë lëvdata nga ish-sulmuesi legjendar i Chelseat, Didier Drogba.

"Mendoj se aktualisht, ai është sulmuesi më i mirë në botë", është shprehur Drogba për formën e CR7.

Cristiano Ronaldo 1 (Foto: Getty Images)

"Ai është i kompletuar: Mund të shënojë me kokë, me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë, nga gjuajtja e lirë. Është vazhdimisht në lëvizje", ka thënë ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.

Portugalia është e para në Grupin B me katër pikë pas dy ndeshjeve të para grupore. /Telegrafi/

telegrafi sport app