LAJMI I FUNDIT:

Drogat sintetitke në shkollat e Kosovës, çka thonë të dhënat e policisë?

Drogat sintetitke në shkollat e Kosovës, çka thonë të dhënat e policisë?

Policia e Kosovës gjatë këtij viti është marrë me 27 raste ku nxënësit në shkolla ose rreth saj janë kapur duke abuzuar me substanca narkotike. Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, sidomos për përdorimin e drogave sintetike në shkollat e vendit.

Mes çështjeve që kanë hyrë në radarin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ishin edhe narkotikët.

Konkretisht, sipas kryetares së komisionit që mbikëqyr këtë institucion, Ganimete Musliut, bëhet fjalë për drogat sintetike, që kanë prezencë të madhe në hapësirat e institucioneve arsimore.


Tv Dukagjini ka kërkuar të dhëna Policisë së Kosovës për rastet që lidhen me përdorimin e narkotikëve në shkolla, konkretisht atyre sintetike.

Por në përgjigjen e tyre, ky institucion kanë ofruar të dhëna për rastet e përgjithshme, por kanë treguar që gjatë këtij viti ata janë marr me 27 raste të tilla.

“Rastet në afërsi të shkollave, shkolla dhe përreth tyre në periudhën e vitit 2024 kanë qenë 27 , 23 raste posedim  dhe 4 trafikim me narkotik. 36 persona të arrestuar, një në arrati, konfiskimet 3  pako rizlla, 1 grinder , 2 thika, 40  Euro. Ndërsa, sasitë e konfiskuara në kuadër të urdhrit operativ “Siguria në shkolla” dhe ,,Siguria dhe stop drogave në shkolla” gjatë vitit 2024 janë: 92.13 gr marihuanë, ekstazi 1.71 gr”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Shifrat e këtij viti, tregojnë për nivel dukshëm më të ulët të narkotikëve të gjetura, por edhe numrit të personave të arrestuar.

Por edhe sasia dhe llojet e narkotikëve të kapura, kanë dallim të madh ndërmjet dy viteve, dukshëm më të ulët gjatë këtij viti.

Pavarësisht këtyre shifrave, në qendrën për parandalimin e abuzimit me droga, Labyrinth, thonë se edhe përbërja e narkotikëve është edhe më problematike.

“Kanë filluar me të madhe të përdorën, edhe pse përpara janë përdorur por tash kanë fillu me u shpërnda me të madhe dhe me shpejtësi drogat e tilla, psh. ekstazia dhe në Kosovë ekstazia nuk është më e njëjtë sikur para 10 viteve”, ka thënë Safet Blakaj nga qendra “Labyrinth”.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Arsimit nëse do të ndërmarrin hapa për parandalimin e këtyre dukurive por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Në gjimnazin “Eqrem Qabej” në kryeqytet, thonë se nuk kanë pasur kërkesa nga institucionet e nivelit qendror, që të merren hapa për t’i kushtuar hapësirë parandalimit por ai thotë se shkolla këtë e bën vet.

“Nuk kemi pasur diçka konkrete që të nxiteshim për debate nga institucionet gjegjëse të arsimit, të sigurisë herë-herë kemi…”, ka thënë Shemsedin Beqiri – Gjimnazi “Eqrem Qabej” .

Vitin e kaluar policia kishte hapur gjithsej 80 raste që përfshinin posedimin e narkotikëve ose trafikimin e tyre, me gjithsej 103 persona të arrestuar.

Ndërkohë gjatë këtij viti, deri në këtë periudhë policia, në hapësirat e shkollës dhe përreth saj ka të regjistruara gjithsej 27 raste, me 36 të arrestuar për veprat e njëjta./Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori