LAJMI I FUNDIT:

Drita zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Adem Jashari”

Drita zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Adem Jashari”

Gjatë ditës së hënë, Drita do ta zhvillojë seancën e fundit stërvitore, para ndeshjes së madhe në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës është nikoqir i klubit të njohur suedez, Malmo, në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të garës më të madhe evropiane për klube.


Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ekipi gjilanas do të mbajë stërvitje në “Adem Jashari”, ndërkohë që skuadra mysafire nuk do të bëjë stërvitje në Kosovë.

Lajmet për DRITËN
Lexo po ashtu Lajmet për DRITËN

“Skuadra e Dritës do ta mbajë sonte në orën 20:00 stërvitjen e fundit para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Kampionëve kundër Malmos, që zhvillohet të martën në orën 20:45”.

“Stërvitja e Dritës mbahet në Stadiumin Olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Ndërkaq, skuadra e Malmos nuk do të mbajë fare stërvitje në Kosovë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë që për të arritur në raundin e parë kualifikues, Drita regjistroi dy fitore të rëndësishme.

Ndërkaq, përballja kundër Malmos ka ngjallur interesim të madh te futbolldashësit në vendin tonë, të cilët pritet ta përcjellin me vëmendje këtë takim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori