LAJMI I FUNDIT:

Drita triumfon në ‘frymën e fundit’

Drita triumfon në ‘frymën e fundit’

Skuadra gjilanase, Drita, ka arritur të shënoj një fitore të madhe në përballje ndaj Hajvalisë, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Në një ndeshje tejet interesante, kanë qenë gjilanasit që kanë pasur raste të panumërta në pjesën e parë por që pa arritur të shënojnë gol.

Lojtari më aktiv në këto 45 minuta ishte Xhevdet Shabani, ndërsa rastin e vetëm për Hajvalinë në pjesën e parë e kishte Kreshnik Nebihu por që goditja e tij shkoi mbi portë.

Në pjesën e dytë mysafirët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar por pa arritur të shënojnë golin e epërsisë.


Në fund të ndeshjes Drita rrezikonte shumë, dhe më në fund mundi i lojtarëve u shpagua.

Po rjedhte minuta e fundit e ndeshjes kur talenti fantastik, Endrit Krasniqi depërtoi bukur nga krahu i djathtë dhe shërbeu Xhevdet Shabanin i cili realizoi golin e fitores.

Pas javës së tetë, Drita është ngritur në pozitën e gjashtë me 12 pikë të tubuara, sa ka edhe Hajvalia një pozitë më lartë. /Telegrafi/