Drita synon rikthimin e rezultateve pozitive

Në ditën e fundit të afatit kalimtar, skuadra e Dritës ka arritur marrëveshje me katër futbollistë. Bëhet fjalë për Erdin Hashanin, Fillim Guraziun, Endrit Krasniqi dhe Ersin Nezirin.
Me këto përforcime KF Drita synon që t’u rikthehet rezultateve pozitive, pasi në dy ndeshjet e para ka pësuar humbje.
Rreth përforcimeve dhe ekipit në përgjithësi ka folur menaxheri i klubit të Dritës, Fisnik Kërçeli.
“Nuk kam pasur asnjë dyshim se Drita edhe pa këto përforcime do të mund të arrinte rezultate të mira. Është fillimi i kampionatit prandaj është herë të flitet për suksese. Drita për pak kohë do të kthehet në filozofinë e lojës që e kemi menduar. Këto transfere të reja ne i kemi bërë për tifozët tanë, të cilët janë më të zjarrtët”, u shpreh Kërçeli për KosovaLive.
Gjithashtu ai premtoi se skuadra e Dritës nuk do të dorëzohet asnjëherë dhe ka premtuar se shumë shpejtë do ta shohim një Dritë ndryshe.
Në xhiron e tretë të Superligës së Kosovës, skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e Istogut.



















































