Drita rrezikon të mbetet jashtë garave

Gjilanasit nuk kanë para për t’i kryer obligimet që kanë ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe bëjnë thirrje nga Drejtoria për Sport e kësaj Komune që t’ua ndajë sa më shpejt paratë e premtuara. Në të kundërtën, klubi mund të mbetet edhe sivjet pa gara.
“Pas një pauze prej një viti, klubi i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e garave. Ne si klub kemi bërë kërkesat tona shumë herë, por Drejtoria për Sport nuk ka shprehur interesim dhe na ka injoruar, duke mos i përmbushur kërkesat tona. Neve nuk na është ndarë asnjë metalik nga buxheti i ndarë nga kryetari i Komunës. Apelojmë edhe kësaj here nga Drejtoria të na deponojë paratë, pasi afati i fundit që duhet t’i kryejmë obligimet ndaj FBK-së është 7 shtatori”, njofton kryesia e klubit.



















































