Drita prek play-offin e Ligës së Konferencës pas fitores dramatike në 120 minuta, një hap larg grupeve

Drita ka shënuar fitore ndaj Audas pas vazhdimeve me rezultat 3-1, duke kaluar në play-off të Ligës së Konferencës. Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 1-1, skuadrat shkuan në vazhdime, ku gjilanasit shkëlqyen. Të besuarit e Zekirija Ramadanit luajtën në pjesën e parë një lojë mjaftë të kujdesshme, duke mos i lejuar mysafirët të rrezikojnë portën e tyre.

Në pjesën e dytë Drita shtoi sulmit, ndërsa trajneri Ramadani shtoi forcat në sulm, pasi futi në lojë dyshen Ilejsa Zylfiji dhe Arb Manaj. Në minutën e 74-të, Raddy Ovouka futet në zonë dhe ndalet nga një prej lojtarëve të Audas, me gjyqtarin që akordoi penallti. Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.
75' | GOAL! DRITA HAS TAKEN THE LEAD!
🔵 [1]-0 🟢 | Agg. 1-1
⚽ Krasniqi (p)🇽🇰🇱🇻 | #UECL pic.twitter.com/RTkDyK287c
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 15, 2024
Ndeshja shkoi në vazhdime, ku në minutën e parë letonezët shënuan me anë të Mor Talla për 1-1.
Awful mistake in the back line from Drita, and Auda take the lead on aggregate!
🔵 1-[1] 🟢 | Agg. 1-2
🇽🇰🇱🇻 | #UECLpic.twitter.com/1yL5mgZOFW
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 15, 2024
Por Drita nuk u dorëzua, pasi që arriti të kthejë epërsinë me golin e shënuar nga Rron Broja nga afër për 2-1 pas një aksioni të bukur.
102' | YES! DRITA SCORES THE SECOND!
🔵 [2]-1 🟢 | Agg. 2-2
⚽ Broja🇽🇰🇱🇻 | #UECL pic.twitter.com/84dYQljDOC
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 15, 2024
Drita vazhdoi me sulme dhe Blerim Krasniqi dhe Iljesa Zylfiji ishin shumë afër golit, por nuk ia dolën, me këtë të fundit që qëlloi shtyllën. Në minutën e 115-të, në skenë doli Albert Dabiqaj i cili me kokë shënoi gol të bukur për 3-1.
115' | YES! FINALLY! GOAAAALLLL!
🔵 [3]-1 🟢 | Agg. 3-2
⚽ Dabiqaj🇽🇰🇱🇻 | #UECL pic.twitter.com/wn5PtuyJFc
— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) August 15, 2024
Deri në fund Drita ruajti rezultatin dhe për herë të parë në histori të klubit kalojnë në fazën play-off të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

















































