Drita ka pësuar humbje si mysafir në ndeshjen e parë të play-offit ndaj Legias  me rezultat 2-0. Drita ka arritur të ruajë portën në pjesën e parë edhe pse mbeti me dhjetë lojtarë në fushë. Hasan Gomda ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të, pasi që rasti u shikua në VAR dhe u vendos që ndërhyrja e tij ishte si lojtar i fundit. Edhe me dhjetë veta, Drita arriti të mbahet mirë duke e ruajtur portën dhe fal pritjeve të Faton Malokut. 

Screenshot 2024 08 22 190413 1Të besuarit e Zekirija Ramadanit arritën të mbaheshin deri në minutën e 56-të, kur Blaz Kramer shënoi me kokë për 1-0.


 

Sulmet e skuadrës polake vazhduan, kjo edhe pse Drita ishte me një lojtarë me pak. Marc Gual arriti të shënojë për 2-0 në minutën e 83-të, duke i dhënë polakëve epërsinë prej dy golash. 

Deri në fund Drita arriti të mbahej pa e pësuar golin e tretë, duke marr një rezultat të mrië duke e parë rrjedhën e ndeshjes. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/  

telegrafi sport app