Drita nis rrugëtimin në Ligën e Konferencës - Rrugëtimi deri në fazën e ligës, kundërshtarët dhe vlera

Drita sot nis aventurën evropiane, ku do të luaj për herë të parë në fazën e Ligës në Ligën e Konferencës.
përpjekjesh e mos dorëzimi.
Ekipi
Drita ka shkruar historinë, duke u bërë për herë të parë pjesë e fazës së Ligës në ligën e Konferencës. Kampioni në fuqi i Kosovës, nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani, ka siguruar gjashtë ndeshje evropiane këtë edicion, tri në shtëpi dhe tri në udhëtim, duke përfaqësuar futbollin kosovar në një nivel të ri, atë që e ka bërë Ballkani për dy vite radhazi.
Rrugëtimi
Gjilanasit e nisën aventurën që nga raundi i parë kualifikues i Ligës së Kampionëve, ku eliminuan Differdangen e Luksemburgut (1-0 dhe 2-3). Në raundin e dytë u përballën me gjigantin danez Copenhagen, ku pësuan dy humbje (2-0 dhe 0-1).

Pas kësaj, Drita ra në Ligën e Evropës, por u eliminua nga FCSB me rezultat të përgjithshëm 6-3 (3-2 dhe 1-3). Shansi i fundit ishte “play-off”-i i Ligës së Konferencës, ku gjilanasit sërish u përballën me Differdangen, të cilin e mposhtën dy herë (2-1 dhe 0-1), duke siguruar kështu historinë.
Faza e grupeve – kundërshtarët
Në grup, Dritën e presin sfida të vështira kundër rivalëve me përvojë evropiane. Kampioni kosovar e nis aventurën në udhëtim ndaj KuPS në Tampere të Finlandës. Përveç kësaj, do të udhëtojë edhe në Irlandë përballë Shelbourne dhe në Spanjë kundër Rayo Vallecanos.
Ndërkohë, në “shtëpinë” e saj, Drita do të presë tre kundërshtarë të njohur: Omonian e Qipros, Shkëndijën e Tetovës dhe holandezët e AZ Alkmaar.

Synimi
Objektivi kryesor i Dritës është të shijojë sa më shumë këtë eksperiencë dhe të provojë të kalojë në fazën tjetër.
Nëse arrin të zë një nga 24 vendet e para, gjilanasit do të siguronin edhe dy ndeshje shtesë në Evropë dhe do të bëheshin skuadra e parë kosovare që kalon fazën e ligës (grupeve) në një garë evropiane.
Vlera e dy skuadrave


Ndeshja KuPS - Drita do të zhvillohet me fillim nga ora 18:45. /Telegrafi/


















































