Drita ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Dukagjinit, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” i arkëtuan pikët e plota me rezultat 3-1, pavarësisht që klubi nga Klina e zhbllokoi fillimisht rezultatin.


Mesfushori i talentuar Dienit Isufi me një gol të bukur i dha epërsinë mysafirëve (20’).

Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati vetëm tre minuta, ku Drita u këndell menjëherë me golin e Liridon Balajt (23’).

Drita pas kësaj e mori krejtësisht lojën në dorë, për të dominuar në të gjitha aspektet. Ishte sulmuesi në formë Arb Manaj që shënoi ndaj ish klubit për ta përmbysur epërsinë (54’).

Kurse, fitoren e Dritës e vulosi Salifu Ibrahim pas një topi të kthyer nga goditja e parë (86’).

Me këtë triumf, Drita ngjitët në pozitën e pestë me tetë pikë ndërsa Dukagjini bie në vendin e tretë me 13 sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app