LAJMI I FUNDIT:

Drita mposht liderin, ngritet në vend të dytë

Drita mposht liderin, ngritet në vend të dytë

Me rezultat 3-1, Drita ka regjistruar fitoren e katërt kampionale duke fituar ndaj liderit të Superligës së Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e qytetit në Gjilan, vendasit e dominuan pjesën e parë të takimit, në të cilën i realizuan dy gola.


Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të. Xhevdet Shabani realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Kjo ishte dhurata më e mirë për ditëlindjen e tij të 31-të.

Kur zhvillohej minuta e 41-të, nikoqirët e dyfishuan epërsinë. Kuka depërtoi bukur dhe harkoi në zonë te Astrit Fazliu, i cili e mposhti me lehtësi portierin kundërshtar.

Në gjysmën e dytë, mysafirët ia dolën ta ngushtonin epërsinë me golin e Mirlind Dakut (67’).

Mirëpo, një gabim të mbrojtjes së vizitorëve e shfrytëzoi Xhevdet Shabani për ta shënuar golin e dytë personal në këtë takim (75’) duke e vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Me këtë triumf, Drita ngritet në kuotën e 15 pikëve dhe ndan vendin e dytë në tabelë me Gjilanin që luajti baras si mysafir i Lirisë.

Llapi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të tabelës me vetëm dy pikë më shumë se vendi i dytë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori