LAJMI I FUNDIT:

Drita luan ndeshjen e parë ndaj Antwerpit në Belgjikë, gjilanasit synojnë të shkaktojnë befasi

Drita luan ndeshjen e parë ndaj Antwerpit në Belgjikë, gjilanasit synojnë të shkaktojnë befasi

Drita është skuadra e vetme kosovare që arriti me një fitore të kaloj një raund në garat evropiane.

Gjilanasit eliminuan skuadrën finlandeze Inter Turku dhe tani janë në rrethin e dytë të Ligës së Konfenrecës, ku po merr pjesë edhe Ballkani pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu do të përballet me skuadrën e madhe belge Royal Antwerp, derisa ndeshja e parë zhvillohet në Belgjikë.


Nuhiu dhe Limani flasin për ndeshjen me Royal Antwerp, besojnë në rezultat të mirë nga përballja e parë
Lexo po ashtu Nuhiu dhe Limani flasin për ndeshjen me Royal Antwerp, besojnë në rezultat të mirë nga përballja e parë

Antwerp sot (e enjte) është nikoqir i Dritës në stadiumin Bosuilstadion me fillim nga ora 19:00.

Vendasit janë favorit të mëdhenj në letër për ta fituar këtë takim, por skuadra kosovare ka udhëtuar drejt Belgjikës për të shkaktuar befasi.

Gjilanasit edhe në deklaratat e tyre para ndeshjes kanë bërë të qartë se synojnë të shkaktojnë befasi në Belgjikë dhe të largohen me rezultat pozitiv nga përballja e parë me Antwerp.

Para ndeshjes me Dritën ka folur trajneri i belgëve, Mark van Bommel: E njoh kundërshtarin, Feyenoordi vuajti me ta, por kaloi tutje
Lexo po ashtu Para ndeshjes me Dritën ka folur trajneri i belgëve, Mark van Bommel: E njoh kundërshtarin, Feyenoordi vuajti me ta, por kaloi tutje

Në anën tjetër trajneri holandez i Antwerp, Mark Van Bommel deklaroi se e njeh mirë Dritën dhe nuk do ta nënvlerësojnë, por do të japin maksimumin për të marrë fitoren.

Dueli i parë zhvillohet sonte në Belgjikë, derisa ai i kthimit pas një jave në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori