LAJMI I FUNDIT:

Drita fiton derbin e madh ndaj Prishtinës në kryeqytet

Drita fiton derbin e madh ndaj Prishtinës në kryeqytet

Drita ka arritur ta fitojë klasiken e futbollit kosovar, pasi ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me rezultat 0-1.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht e mirë nga dy skuadrat rivale në ‘Fadil Vokrri’, por që është vendosur nga një gol në pjesën e parë.

Ishte minuta e 36-të vendimtare në këtë takim, kur Arbnor Muja asistoi për mrekulli te Marko Simonovski që realizoi për 0-1.


Drita pati rast tjetër të mirë me Hamdi Namanin, por që goditja e tij nga afërsia shkoi jashtë portës.

Edhe kryeqytetasit rrezikuan deri në fund të ndeshjes, por pa sukses pasi mbrojtja e gjilanasve ishte në nivel.

Kësisoj Drita arrin ta mposhtë Prishtinën pas shtatë ndeshjeve pa fitore.

Me këtë fitore, Drita zë vendin e tretë në tabelë me 31 pikë, dy më pak se Ballkani, derisa Prishtina mbetet në vendin e pestë me 24 pikë.

Në javën e ardhshme kryeqytetasit i pret një udhëtim shumë i vështirë, pasi zhvillojnë derbin rajonal me Llapin.

Ndërkohë Drita në xhiron e 18-të e pret Ulpianën në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori