LAJMI I FUNDIT:

Drita dhe Llapi për t’u rikthyer te fitoret, 89-shi pret Malishevën

Drita dhe Llapi për t’u rikthyer te fitoret, 89-shi pret Malishevën

Java e pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll starton sot me dy ndeshje shumë interesante.

Nga kjo javë orari ka ndryshuar dhe ndeshjet do të luhen me fillim nga ora 15:00.

Padyshim që dueli kryesor i ditës së sotme zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqir i Llapit.


Gjilanasit në këtë takim vijnë pas barazimit 1-1 në udhëtim te Ferizaj, derisa Llapi pas humbjes në shtëpi nga Prishtina.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët synojnë të rikthehen te fitoret, derisa dueli në stadiumin me bari sintetik në Gjilan pritet të jetë tejet interesant.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.

Trepça ’89 pret Malishevën, me vendasit që janë në kërkim të fitores së parë në kampionat.

Ndërkohë Malisheva pas disfatës nga Drenica në shtëpi kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori