Drita dhe Ballkani do të luajnë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit përballë do të kenë gjigantin belg Royal Antwerp, derisa Ballkani do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fiorita.


Tanimë dy klubet kosovare kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do t'i drejtojnë ndeshjet e tyre të para.

Si Drita ashtu edhe Ballkani ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim, ku suharekasit luajnë më 19 korrik, derisa Drita më 21.

Drita 5

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar gjyqtarët nga Malta për sfidën Antwerp - Drita.

Philip Farrugia do të jetë gjyqtari kryesor, derisa anësorët janë Alan Camilleri e James Muscat derisa i katërt është Daniel Portelli.

292371965 3227237314180631 1169936674176664194 n

Në ndeshjen e parë mes La Fioritas dhe Ballkanit drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarë bullgarë.

Nikola Popov do të jetë kryesori me ndihmësit GEorgi Todorov e Miroslav Maksimov, derisa Georgi Dimitrov do të jetë gjyqtar i katërt. /Telegrafi/

telegrafi sport app