Drita dhe trajneri Zekirija Ramadani kanë vazhduar bashkëpunimin, pasi kanë nënshkruar një kontratë të re mes tyre.

Klubi gjilanas është gati të shpallet kampion i Kosovës këtë edicion në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke çuar në katër numrin e trofeve në histori.


Njëri nga më meritorët e këtij sezoni të suksesshëm padyshim se është edhe trajneri shkupjan, Zekirija Ramadani, i cili gjithashtu do t’i bëjë katër tituj në Superligën e Kosovës.

E kjo ka bërë që drejtuesit e Dritës t’ia vazhdojnë edhe për dy vite tjera kontratën Ramadani, lajm i cili u konfirmua sot (e martë) në faqen zyrtare.

Postimi pa ndërhyrje i FC Drita

Puna e mirë duhet të vazhdojë

Në ambientet e klubit në prani të drejtorit gjeneral z. Feti Murseli është zyrtarizuar vazhdimi i bashëpunimit me trenerin Zeko Ramadani edhe për dy vite të tjera.

Besimi i klubit ndaj trenerit Ramadani vazhdon të mbetet i palëkundur në atë që klubi ka projektuar që nga dita e parë kur Zeka iu bashkua ekipit tonë.

Së bashku për misione të reja!

Paq fat trener

/Telegrafi/

telegrafi sport app