Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka paditur sot ish-asamblistin e kësaj komune, Xhavit Drenorin për shpifje.

Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, nuk ka kursyer fjalët më të ashpra në drejtim të Lladrovcit.


Drenori thotë se Lladrovci ka qenë nxënës i dobët e që në shkollën e mesme është përjashtuar dhe ka blerë diplomën.

Ndër të tjera Drenori e krahason Lladrovcin me diktatorët më të mëdhenj në botë, por i thotë se me ta përbashkët ka vetëm mbrapshtinë.

Shkrimi i tij i plotë:Keta tipat e #mbrapsht nuk e kan prite oren 8:00 me u hape gjykata e me padite njerez qe kan guxu me e thane te verteten por kundeshtarëve u’a kan “kry salepin” orar a pa orar. Adolf Hitler, Joseph Stalin, Mao Zedong, Benito Mussolini, Pol Pot, Kim Jong-il, Saddam Hussein, Robert Mugabe, Slobodan Miloshevic... Ama keta diktatorë e kan nje te perbashket: Kane qene te #mbrapsht por edhe te #menqur (gjermanisht: schlau). E kur jemi te puna e Jote: Veç nje element e ke te perbashket: #Mbrapshtesine! Me shkolle fillore (i cilesuar si nder nxenesit me te dobet, problematik dhe madje pa edukate; e ke pranuar ne publik qe qe ne ate kohe ke ngucur/penguar nxenese (vajza) te shkolles fillore per motive te dobeta). Me shkolle te mesme (i ngelur e perjashtuar “per te mira”, e duke perfunduar duke blere diplome te shkolles se mesme ne Suhareke), ... pra je larg me qene i #menqur (gjermanisht: schlau) per te futur emrin ne listen e lartshenuar, prandaj mos u mundo! Zgjedhjet ti fitoj Hashimi per shkak te #shantazhit te milionave te keqperdorura nga fondi i luftes (nejse do i kishe mire perdore, si psh. pishina ne oborr) dhe gjykata speciale. Edhe nje te fundit, te gjithe te lartshenuarit ne histori kan mbete si: Politics List of Famous Dictators! E Ti, nuk mundesh me hy ne kete liste sepse perveç #menqurise, nuk e ke gjete kohen dhe vendin e duhur. Kot mundohesh me hape tema te tjera; e ke obligim me fole! Krimi #Komune-#Polici ne Drenas duhet dhe ka me u demasku! Eshte çeshtje kohe... po punohet fort ne kete drejtim. /Telegrafi/