Site icon Telegrafi

Drenica luan vetëm për fitore ndaj Feronikelit, formacionet zyrtare

Drenica dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Klubi nga Skenderaj është nikoqir i rivalëve lokal nga Drenasi në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” me fillim nga ora 14:00.

Ekipi i Tahir Lushtakut vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores, për t’i ikur zonës së rrezikshme të tabelës.

Në anën tjetër, mysafirët thuajse matematikisht kanë rënë nga kategoria, por do të mundohen ta befasojnë rivalin e tyre, ashtu sikurse Ulpianën në ndeshjen e fundit.

Drenica: Smakiqi; Veliqi, Jashari, Thaqi, Kapra; Dervishaj, Gashi; Tahiri, Uka, Meziu; Fazliu;

Feronikeli:  Buqinca; Rexhepi, A.Kastrati, Morina, E.Kastrati; Ar.Qorri, Cervadiku; Seferaj, Gjylani, Ad.Qorri; A.Kuçica; 

/Telegrafi/

Exit mobile version