LAJMI I FUNDIT:

Drenica ia fillon me humbje

Drenica ia fillon me humbje

Drenica R&Rukolli në konkurrencën e meshkujve në volejboll e ka nisur aventurën e saj me humbje në garat ndërkombëtare në Challeng Cup, duke u mposhtur nga skuadra izraelite Pokka A.E. Karava me rezultat 3:0, me sete.

Ndeshja e zhvilluar në terren neutral në Bullgari, e cila u zhvillua për 70 minuta, u ka takuar plotësisht skuadrës kundërshtare, e cila falë përvojës më të madhe në garat ndërkombëtare arriti që me lehtësi të mposhtë skuadrën kosovare.

Seti i parë i ndeshjes i barabartë ishte vetëm në minutat e parë, pasi ishin volejbollistët mysafirë të cilët u treguan më të mirë duke arritur që ta mbyllin atë me rezultat 25:14, në favor të tyre. Në setin e dytë volejbollistët kosovarë u treguan dukshëm më të mirë duke arritur që të kalonin edhe në epërsi.

Por në fund ishin volejbollistët mysafirë, të cilët u treguan më të mirë duke arritur që me rezultat të ngushtë të mbyllin këtë set në favor të tyre me rezultat 25:21.


Volejbollistët kosovarë nuk arritën as në setin e tretë të ndeshjes të bënin diçka më shumë duke mos arritur që as në këtë set ta fitonin, duke e humbur atë me rezultat 25:15.

Lojtari më i dalluar në këtë ndeshje te drenicasit ishte Armend Berisha, i ndihmuar edhe nga Agron Nikçi. Ndeshja e dytë ndaj skuadrës izraelite do të zhvillohet të dielën në të njëjtën palestër.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

FIFA i jep Barcelonës dritën e gjelbër për të shitur Vitor Roque te Palmeiras

La Liga
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Kalo në kategori