Drenica e motivuar, shpreson të vazhdojë me rezultate pozitive

Kjo fitore si duket i ka motivuar futbollistët e ekipit ‘kuqezi’ të cilët po shpresojnë që në xhirot në vazhdim të vazhdojnë me të njëjtat rezultate.
Futbollisti i Drenicës Kastriot Mehmeti, thotë se fitorja e fundit e arritur kundër Besës i ka motivuar ata që në ndeshjet e ardhshme të angazhohen edhe më shumë.
“Fitorja e arritur ndaj Besës na ka motivuar shumë që ne të vazhdojmë edhe më tutje me rezultate pozitive. Jam i bindur që në xhirot e ardhshme do të tregojmë lojë edhe më të mirë.
Në përballje ndaj Besës ekipi ynë bëri një angazhimi të madh dhe kemi qenë të fokusuar më shumë në mbrojte aty ku edhe kemi pasur probleme. Gjithsesi që kjo fitore na ka motivuar që në përballjet e ardhshme të nxjerrim sa më shumë pikë në favor të skuadrës tonë”, ka thënë për KosovaLive, Mehmeti.
Futbollisti i Drenicës Kastriot Mehmeti, është njëri ndër lojtarët më të mirë të skuadrës nga Skenderaj, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira në këtë edicion. Ai shpreson që këtë formë të mirë të cilën është duke kaluar aktualisht, ta vazhdojë edhe në xhirot në vazhdim.
Skuadra e Drenicës në javën e tetë të SuperLigës do të jetë mysafire e skuadrës së Vushtrrisë. Aktualisht Drenica renditet në pozitën e shtatë të tabelës në Superligë.



















































