Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ngre gjashtë kallëzime penale

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë ka ngritur gjashtë kallëzime penale për gjashtë persona fizik dhe dy persona juridik në periudhën shtator-nëntor 2017.
Kallzimet janë ngritur nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ''prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve'', ''mashtrim doganor'', si edhe për ''shkelje të të drejtës së pronës industriale dhe përdorim të paautorizuar të një firme të huaj''.
Kallëzimet penale janë ngritur në Gjykatën themelore të Kumanovës, Gjykatën themelore të Shkupit, Gjykatën themelore të Tetovës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/12/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































