Drejtori i Valës, Agron Mustafa, emërohet zyrtar i lartë i FFK-së

“Kryetari i FFK-së në mbështetje të Statuiti të FFK-së që i jep atij të drejtën e emërimit të tre anëtrarëve të KE, emëroi për anëtar të ri të KE të FFK-së, drejtorin e përgjithshëm të “Vala” z. Agron Mustafa, e të cilin e miratoi edhe KE, i cili u zotuar që më të gjitha kapacitet e tij do të jetë në që funksion të zhvillimit të mëtejm të futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së, shkruan GazetaOlle.com. Mustafa më parë ka qenë futbollist.
Të njëjtën ditë, është mbajtur në Hotel Emerald Kuvendi i Punës i FFK-së, ku morën pjesë 40 delegatë nga 49 sa numëron gjithësej Kuvendi i FFK-së.
“Kryetari Vokrri mbajti fjalën e tij ku shpalosi të gjitha të arriturat, vështirësitë që e përcollën FFK-në gjatë periudhës ndërmjet dy kuvendeve e me theks të veçantë për përpjekjet që po bëhen që futbolli i Kosovës sa më parë të bëhet pjesë e inastitucioneve ndërkombëtare, me shpresën që kjo do të ndodhë në muajt në vijim. Delegatët, miratuan raportin e KE, atë të garave si dhe atë financiar duke qenë se FFK-ja është ndër federatat më transparente sa i përket punës së saj. Po ashtu bë edhe pranimi i klubeve të reja të femrave si Hajvalia, Dukagjini dhe Ulpiana. Kuvendi i i mbylli punimet me premtimin e të gjithëve për anagazhim maksimal për periudhën që vjen”, thuhet tutje në njoftim.



















































