Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala ka thënë se cilësia e arsimit kryesisht varet nga kuadrat që vijnë nga Fakulteti i Edukimit.
Më tej ajo ka thënë se faktor ndikues në cilësinë arsimore është edhe politika që bën Ministria e Arsimit, specifikisht kurrikulat të cilat jo se janë kuptuar denjësisht nga mësimdhënësit në shkollat e Prishtinës.
“Janë shumë faktorë që ndikojnë në rritjen cilësisë në nivel të një shkolle, komune apo vendi. Mendoj që e para është zhvillimi profesional i mësimdhënësve apo ofrimi i programeve të duhura nga fakultetet të cilat ofrojnë profile të cilat janë të dedikuara për mësimdhënie. Varet se çfarë kuadro marrim nga Fakulteti i Edukimit sepse prioritet për t’u punësuar në arsim është ky. Me ato kuadro ne duhet të zhvillojmë cilësinë në shkollat tona”, tha Shala për Ekonomia Online.
“Gjithsesi në cilësi ndikon edhe politikat që i bën Ministria e Arsimit konkretisht kurrikula dhe vështirësitë të cilat i hasin mësimdhënësit gjatë implementimit të kurrikulës. Jemi dëshmitar që kurrikula ka ndryshuar mirëpo nuk është që është bërë aq shumë zhvillim profesional për mësimdhënës në mënyrë që të kuptojnë denjësisht kurrikulën dhe faktikisht kjo pjesa e zhvillimit të kompetencave të fokusohemi më shumë te zhvillimi i kompetencave te nxënësit përpos rezultateve të cilat janë obligative”.
Poashtu drejtoresha Shala ka treguar se në drejtim të rritjes së cilësisë në arsim, kjo komunë ka angazhuar 22 trajnerë për trajnimin 5 ditorë të kurrikulës për mësimdhënësit.
“Në Komunën e Prishtinës gjithmonë në funksion të ngritjes së cilësisë kemi krijuar një ekip profesionale prej 22 trajnerëve të fushave të ndryshme kurrikulare për t’i mbështetur mësimdhënësit në implementimin e kurrikulës duke parë që Ministria e Arsimit ende nuk ka ofruar ndonjë trajnim mbështetës për implementimin e kurrikulës përveç trajnimit të kurrikulës 5 ditore”.
“Tashmë ka ndryshuar edhe forma e vlerësimit normalisht është dashur që të mbahen trajnime për mënyrën e vlerësimit, metodologjitë e reja gjë që nuk është bërë. Duke parë këto vështirësi të vlerësimit në terren gjatë vizitave që bëjmë kemi formuar këtë ekip që na baza mujore takohet me mësimdhënës për të diskutuar për problemet që kanë ata në implemetimin e kurikulës”.
Shala gjithashtu si pengesë të zhvillimit në arsim i sheh kualitetin e diplomave dhe moshën e mësimdhënësve.
“Ka shumë për t’u bërë në ngritjen e cilësisë normalisht që nuk jemi të kënaqur. Këtu ndikon kualiteti i diplomave të cilat mësimdhënësit i kanë marrë, gjithashtu ndikon edhe mosha e mësimdhënësve. Arsimi është profesion i rëndë dhe mësimdhënës mbi moshën 60 vjeçare pak ka që i kanë kapacitetet e atyre të rinjve”.
“…kjo është një problematikë që neve po na qet vështirësi në terren qoftë në reformimin e reformave që ne po i bëjmë vazhdimisht bashkë me ministrinë e Arsimit por edhe në qasjen ndaj nxënësve, shkollës e komunitetit të shkollës”.
“Qeveria duhet që në të ardhmen ta shqyrtoj këtë pjesën e pensionimit të parakohshëm dhe gjithsesi mësimdhënësit që kanë sëmundje kronike baza ligjore nuk ju lejon më shumë se 20 ditë të marrin pushim. Ata duhet që të improvizojnë te vijnë në shkollë dhe mos të japin kontribut për shkak të gjendjes shëndetësore. Kushtet nëpër shkollat e Prishtinës janë relativisht të mira, tash përpos kushteve higjenik-sanitare që janë obligative dhe kushteve në klasë tashmë jemi duke vendosur edhe internetin në secilën klasë të shkollave”.
Ajo ka evidentuar si një nga faktorët ndikues në cilësi edhe avancimin e profesionalizmit te drejtorët e shkollave për të cilin ka thënë se nuk është i nivelit të duhur.
Ndërsa për përmirësim komuna sipas Shalës ka formuar Asociacionin e drejtorëve ku do të ofrohen trajnime të ndryshme.
“Gjithashtu për të avancuar edhe drejtorët ne si drejtori e Arsimit në nivel të komunës e kemi bërë asociacionin e drejtorëve. Qëllimi i kësaj është zhvillimi profesional i drejtorëve të shkollave. Ne e dimë që drejtori duhet të jetë mësimdhënës ose në fakt e ka një master në udhëheqje ose e përfundon një trajnim për udhëheqje arsimore gjë që në terren është shumë më ndryshe duke i parë vështirësitë e menaxhimit të shkollave ne kemi marrë edhe rekomandime e kërkesa nga drejtorët që ta bëjmë një gjë të tillë”.
“Ku përmes këtij asociacioni ne do të ofrojmë trajnime, punëtori, takime të ndryshme me drejtorë të shkollave. Përmes ngritjes profesionale të drejtorëve synojmë që të ngrisim edhe cilësinë në shkolla”, ka përfunduar Shala.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski: Burgu i Shkupit ka funksionuar më shumë si subjekt turistik- hotelierik sesa si burg

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet