LAJMI I FUNDIT:

Drejtoresha e CIA-s në Turqi për shkak të çështjes Khashoggi

Drejtoresha e CIA-s në Turqi për shkak të çështjes Khashoggi
<> on May 9, 2018 in Washington, DC.

Një zyrtar amerikan i paidentifikuar duke këmbëngulur në anonimitet tha për AP se drejtoresha e CIA-s, Gina Haspel, ndodhet në Turqi për të hetuar rastin e gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Agjencia amerikane thotë se vizita e Haspel erdhi një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk ishte i kënaqur me shpjegimin e Arabisë Saudite për vdekjen e Khashoggi tre javë më parë në konsullatën e asaj mbretërie në Stamboll.

Zyrtarët sauditë thanë se gazetari 59-vjeçar i “Washington Post” u vra brenda në konsullatë pas një përleshje.


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se ai dëshiron që një grup prej 18 të dyshuarish të arrestuar në Arabinë Saudite të gjykohen në gjykatat turke.

Televizioni britanik Sky New njoftoi më parë, duke cituar burime të paidentifikuara, se trupi i Khashoggi u gjet në kopshtin e rezidencës së Konsullit saudit në Stamboll dhe se ishte “i copëtuar” dhe se fytyra e tij ishte e shpërfytyruar”.

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori