Drejtësia Sot (Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike) ka reaguar ndaj nominimit dhe zgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për shkak se sipas tyre një situatë e tillë paraqet shkelje të dispozitave ligjore të përcaktuara me Ligjin 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Drejtësia Sot thekson se fillimisht, KPK, më datë 08 tetor 2020, kishte marrë vendim më të cilin kishte shpallur zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorive Themelore në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
“Në të njëjtën datë, ishte marrë edhe vendimi për themelimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të merret me mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Më datë 16 tetor 2020, në ueb portalin e Sistemit Prokurorial të Republikës së Kosovës është publikuar lista e kandidatëve të nominuar për anëtarë të KPK-së, nga radhët e shtatë prokurorive themelore. Në këtë listë, ndër kandidatët e nominuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ishte edhe Kryeprokurori z. Jetish Maloku, i cili në periudhën 2010 – 2015, kishte qenë pjesë e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, në kohën kur këto dy institucione ishin të integruara në një, por edhe pas ndarjes së mëvonshme të tyre”, thuhet në reagim.
Në reagim më tej thuhet se Ligji 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës në Nenin 12, paragrafi 1, përcakton se “Anëtarët e Këshillit qëndrojnë në detyrë për një mandat pesë (5) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje”.
“Rregullorja Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, në bazë të së cilës është duke u organizuar ky proces zgjedhor, në nenin 8, paragrafi 4, përcakton se “Prokurorët që plotësojnë kushtet nga prokuroria përkatëse ku zhvillohen zgjedhjet kanë të drejtë të jenë të nominuar për anëtarë të KPK-së”. Drejtësia Sot, bazuar në ligjin dhe rregulloren përkatëse konsideron që kandidimi i z. Jetish Maloku, lejimi i kësaj kandidature dhe përzgjedhja që i njëjti të propozohet në Këshill për t’u emëruar anëtarë, është në kundërshtim me Ligjin 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo meqenëse i njejti ka mbajtur njëherë një mandat të tillë, siç është cekur më lartë. Njëkohësisht, të njejtat veprime janë në kundërshtim edhe me Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës, meqenëse z. Jetish Maloku duke qenë se veçse ka mbajtur njëherë një pozitë të tillë, i njejti nuk plotëson kriteret që të jetë i nominuar për anëtarë të KPK-së”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, është e pakuptimtë heshtja e Komisionit Zgjedhor të KPK-së, në një situatë të tillë, duke mos vepruar në pajtim me Nenin 8, paragrafi 5, të Rregullores, më të cilën dispozitë, këtij komisioni, i njihet e drejta për refuzimin e kandidaturës së kandidatëve të nominuar për anëtarë prokurorë të KPK-së, të cilët nuk i plotësojnë kriteret ligjore.
“Kujtojmë që, Kryeprokurori Jetish Maloku, në zgjedhjet e mbajtura më datë 22 tetor 2020, ka arritur që të fitojë 14 nga 15 votat e të gjithë prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke hyrë kështu në listën e kandidatëve potencial për tu bërë serish anëtarë i KPK-së, nga radhët e kësaj prokurorie. Krejt në fund, Drejtësia Sot, fton KPK-në që të bëj anulimin e zgjedhjeve për anëtarë prokurorë të saj nga radhët e Prokurorisë Themelore në Gjilan, dhe të bëj ri-shpalljen e këtij konkursi, por duke u siguruar që kandidatët e nominuar dhe procesi zgjedhor të jenë në pajtim me Ligjin 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Rregulloren Nr.06/2020 për Zgjedhjen e Anëtarëve Prokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës