Ligji për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë nuk po gjen zbatim në praktikë, thonë në Institutin e Kosovës për Drejtësi [IKD].
Kurse në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se në bazë të ligjit po veprohet me procedurat disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha se edhe pse ligji është i avancuar, ai nuk po zbatohet në praktikë.
Miftaraj thekson se nga monitorimet e bëra lidhur me ligjin në fjalë, rezulton se ai qëllimisht nuk zbatohet.
“Gjetjet dëshmojnë se sistemi gjyqësor dhe prokurorial me qëllim nuk e zbatojnë këtë ligj në mënyrë të drejtë, të pavarur dhe të paanshme. Përkundrazi, nga dhjetëra raste disiplinore të iniciuara nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, shihet qasje selektive e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, kryeprokurorëve dhe kryetarëve të gjykatave, duke ofruar amnisti të plotë për gjykatës dhe prokurorë të caktuar dhe duke zbatuar drejtësi për të tjerë”, thotë Miftaraj.
Sipas Miftarajt, mungesa e vullnetit për zbatimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë po ndikon në besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Me vetë faktin se mungon integriteti dhe vullneti i KGJK-së dhe KPK-së për të zbatuar ligjin dhe përmbushur obligimet ligjore, po dalin në pah kryetarë të gjykatave, kryeprokurorë, gjykatës dhe prokurorë që janë mbi ligjin, që pastaj manifestohet me mungesë të rezultateve dhe humbje të besimit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, tha Miftaraj.
Këshilli Gjyqësor nuk ka arritur që të japë statistika lidhur me shkeljet që mund të kenë bërë gjyqtarët, por sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjatë vitit 2019 kishte marrë vendim në katër raste disiplinore, ndërsa, gjatë periudhës kohore 1 janar – 30 qershor 2020, [KGJK] kishte shqiptuar tri vendime disiplinore.
Kurse, në periudhën 1 janar – 30 qershor 2020, Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas IKD-së, ka pranuar gjithsej 11 ankesa disiplinore. Nga to, gjashtë ankesa janë refuzuar si të pabazuara kurse një ankesë është dërguar në kompetencë të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
IKD-ja thotë se nga ankesat e pranuara, të gjitha ishin zgjidhur deri në fund të muajit qershor, 2020, kurse një ankesë ishte zgjidhur në muajin korrik të këtij viti, pasi ishte pranuar në fund të muajit qershor, 2020.
Kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj, tha se përgjegjësia dhe llogaridhënia në sistemin gjyqësor është rritur.
“Llogaridhënia në sistemin gjyqësor është rritur, pikërisht duke pasur parasysh Ligjin për përgjegjësinë disiplinore dhe proceduarave që parashihen me këtë ligj. Tani rezultate priten edhe më shumë, dhe të jenë edhe më të mira, pasi që ky ligj ka hyrë në fuqi nga fillimi i vitit të kaluar. Çështja e pandemisë, dhe u bllokua çdo gjë. Nga korriku i vitit të kaluar deri më sot vazhdimisht ky ligj dhe kjo procedurë është i obliguar që të rrisë llogaridhënien në sistemin gjyqësor”, tha Çoçaj .
Sipas, Çoçajt në Këshill ka raste të ndryshme të cilat trajtohen sipas ligjit, por siç shprehet ai, ‘tash edhe gjyqtarët e kanë kuptuar që çështjet disiplinore janë duke u trajtuar me seriozitetin më të madh, në bazë të ligjit në fuqi’.
“Për shembull, kemi pasur raste kur nuk është përpiluar aktgjykimi me kohë. Në ligj përcaktohen afate, është koha se kur duhet të përpilohet një aktgjykim”, tha Çoçaj.
Sipas ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët për shkelje e mundshme sanksionohen me vërejtje jopublike me shkrim, vërejtje publike me shkrim; zvogëlim i përkohshëm i pagës deri në 50 për qind për një periudhë deri në një vit; transferim i përkohshëm ose i përhershëm në një gjykatë apo prokurori tjetër të nivelit më të ulët e të tjera sanksione.
Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligj.
Gjykatësit dhe prokurorët për punën e tyre mbahen llogaridhënës, qoftë përmes procedurave të disiplinimit apo vlerësimit të përformancës. Të dyja këto procese zhvillohen nga mekanizmat brenda Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker