DREJT FRANCE

Nga: Mike Oldfield ("To France", albumi “Discovery”, 1984) Përktheu: Agron Shala
N’përballje me ujin, detin e trazuem tue lundrue
Prej kujtimesh, njí fantazi
Era t’bartë n’ujra t’rrëmbyeshëm
Shumë larg prej ishujve
A s’po e kupton qi...
Kurrë n’Francë s’ki me mbërri A kanë me t’gjetë, Mretnesha e Rrezikut, Mari? Kurrë n’Francë s’ki me mbërri Dashnia e re, për njí vendi a ka me t’lidhë?
Tue ecë si hije nëpër tokën e huej
Tue u endë n’vendin e largtë
Mbrapa shpinës tande legjendat shpalohen
E ti strehën je tue lypë
Po ti e di qi...
Kurrë n’Francë s’ki me mbërri A kanë me t’gjetë, Mretnesha e Rrezikut, Mari? Kurrë n’Francë s’ki me mbërri Dashnia e re, për njí vendi a ka me t’lidhë?
Po e shoh njí shembëlltyrë
N’përflakje t’llambës
A s’âsht e çuditshme
Qysh andrrat veniten e meken?
E ti kurrë n’Francë s’ki me mbërri Kurrë...



































