Lider i Lëvizjes së Ripërtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviq, duke komentuar deklarimet e Presidentit serb Aleksandër Vuçiq, në Samitin e Sofjes, ka thënë se pikëpamjet e Vuçiqit lidhur me atë se cili është realiteti i Kosovës po hasin në rezistencën e elitës kombëtare në Serbi, opozitës dhe Kishës. Ai vlerëson se zgjidhja e çështjes së Kosovës sipas modelit ndërmjet ish-Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, “do të ishte e vetmja zgjidhje e arsyeshme që do t’i jepte krahë Serbisë dhe Kosovës”.
Vuçiq ka deklaruar se “dëshiron të besojë se Serbia do të ketë forcë të mjaftueshme në periudhën e ardhshme për të dalë me një zgjidhje për Kosovën se dëshiron ta zgjidhë problemin me Kosovën”.
Duke iu referuar deklarimeve të presidentit serb në Samitin e Sofjes, Drashkoviq thotë për Radio Evropa e Lirë, se Vuçiq po i paraqet qëndrimet reale për Kosovën pasi e di se e ka humbur atë.
“Vuçiq flet dhe na përkujton me kujdes, pasi ai e di se cili është disponimi i shumicës së popullit, se Kosova është e humbur, se ishte luftë, që ne e nënshkruam kapitullimin, se nuk ka shtet të Serbisë në Kosovë, se është shpallur Pavarësia dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që kjo deklaratë e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, të drejtën ndërkombëtare apo Rezolutën 1244. Ai gjithashtu thotë se sot serbët në Kosovë janë pak më shumë se pesë për qind, se po njerëzit po largohen, paralajmëron se po na zbrazet Serbia, që njerëzit në kolona po shkojnë në vendet perëndimore. Dhe kjo është e gjitha e vërtetë. Ai gjithashtu thotë se është kundër konfliktit të ngrirë”, përkujton Drashkoviq dhe thotë, se “Vuçiq ka frikë nga të dalë përpara popullit me vendimin për një referendum për Kosovën”, transmeton Telegrafi.
Drashkoviq ka theksuar se qëndrimi i tij kundër referendumit për Kosovën, është pasi serbët nuk po i njohin faktet dhe po e cilësojnë Kosovën pjesë të Serbisë.
“Mendoj se kjo duhet të shmanget, pasi njerëzit nuk e dinë aspak, pra nuk i njohin faktet. Njerëzit mendojnë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë”, thotë ai.
Drashkoviq thotë se një gjë është e sigurtë, se kur Vuçiq ta bëjë publik propozimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Nuk do të propozohet ruajtja e konfliktit të ngrirë, kurse shumica e njerëzve të cilëve të cilëve do t’u drejtohet është pikërisht për këtë zgjidhje më të keqe, për status-quo”, paralajmëron Drashkoviq dhe ngre pyetje të rëndësishme që sugjerojnë se si qytetarët jetojnë në mosdije kur bëhet fjalë për Kosovën.
“Për shembull, a e dinë njerëzit se një marrëveshje ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën edhe unë jam duke e avokuar, Serbia nuk duhet ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, as nuk i kërkohet kjo, është bërë sipas modelit ndërmjet ish-Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore, në fakt do të ishte e vetmja zgjidhje e arsyeshme që do t’i jepte krahë Serbisë dhe Kosovës? Jo, njerëzit nuk e dinë këtë”, tha Drashkoviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker