LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Prokurorisë: Vajza nga Mitrovica shitej për 10 euro në Skenderaj

Dosja e Prokurorisë: Vajza nga Mitrovica shitej për 10 euro në Skenderaj

Në disa faqe kërkesë për caktimin e paraburgimit, prokurori Ismet Ujkani, ka renditur funksionimin e një dukurie shqetësuese në qytetin e Skenderajt.

Në një lokal muzike një vajzë nga Mitrovica pretendohet se u shfrytëzua seksualisht për disa muaj fillimisht nga pronari i lokalit e më pas edhe nga klientët e tjerë.

N.N. (emër i njohur për redaksinë), identiteti i të cilit nuk publikohet për shkak të rrethanave të rastit, është duke u hetuar nga Prokuroria pasi e kishte marrë vajzën nga Mitrovica dhe e kishte punësuar si kameriere në lokalin e tij. Aty, sipas Prokurorisë, vajza paguhej me 10 euro në ditë ndërsa pronari e kishte obliguar të ulej me klientët dhe t’i joshte seksualisht.


Prokurori tutje sqaron se gjatë kësaj kohe i dyshuari kishte kryer marrëdhënie me vajzën ndërsa kulmi kishte arritur kur ajo ishte obliguar të kryente marrëdhënie edhe me disa klientë të zonës.

Prokuroria përshkruan të paktën tri raste kur i dyshuari e kishte obliguar viktimën të kryente marrëdhënie seksuale me klientët e lokalit të cilët më pas kishin paguar para tek pronari.

Dokumenti i siguruar nga KALLXO.com sqaron se për ta arritur qëllimin e tij i dyshuari e kishte përdorur kërcënimin me një armë ndërsa disa herë e kishte mbyllur edhe derën e lokalit.

Dëshmitë për rastin janë paraqitur sot para Gjykatës Themelore të Mitrovicës, ku i pandehuri ka mohuar fajësinë ndërsa ka kërkuar të mbrohet në liri.

Sipas vendimit  gjykatësi Ali Kutllovci ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin. Ai është arrestuar të martën gjatë një aksioni të Policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori