Xhevdet Januzaj, i akuzuar për vrasjen e G.K., u ul sot në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Pejës, ku u dhanë fjalët përfundimtare lidhur me këtë procedurë gjyqësore.
Gjykimi për vrasjen e cila kishte ndodhur më 18 maj 2021, pritet të marrë epilog më 25 korrik, kur do të shpallet aktgjykimi.
Dosja e Prokurorisë thotë se vrasja ka ardhur si rrjedhojë e hakmarrjes nga ana e të akuzuarit kundrejt një sulmi fizik që kishte pësuar nga i biri i viktimës.
Arsyeje e sulmit ka qenë dyshimi se i akuzuari kishte sulmuar seksualisht vajzën e mitur të viktimës.
Gjatë kësaj seance, E.K., i biri i viktimës, mes lotësh rrëfeu se si kjo ngjarje ka ndikuar në familjen e tij.
“Neve fëmijëve na u rrënuan ëndrrat, nëna na kishte lënë si fëmijë, vdiq aksidentalisht. Pra unë dhe motra mbetëm si fëmijë në mëshirën e Zotit, por falë kushërinjve të cilët na dolën në ndihmë arritëm disi ta marrim veten. Kjo ngjarje ne si familje na ka shkatërruar. Babi u vra, njerka doli nga shtëpia, gjyshja vdiq nga mërzia. Ne humbëm tre anëtarë të familjes. Ky është epilogu i kësaj ngjarjeje” – u shpreh djali i viktimës në Gjykatë.
Trupi gjykues në këtë çështje përbëhet nga Murat Hulaj – kryetar, dhe Nushe Kukaj-Mekaj dhe Arben Mustafaj – anëtarë.
Fillimisht për fjalën përfundimtare u deklarua prokurorja e rastit, Sahide Gashi, e cila kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë me dënim maksimal.
Prokurorja tha se shteti ka dështuar ta mbrojë viktimën G.K., duke iu referuar disa denoncimeve të bëra në Polici nga i njëjti lidhur me të akuzuarin Xhevdet Januzaj.
Ndër të tjera, prokurorja e cilësoi rastin si “një vrasje e mirëplanifikuar, gati në perfeksion”.
“Ky i akuzuari, atë ditë nuk e ka vrarë vetëm G.K., ky atë ditë e ka vrarë fëmijërinë e një vajze, e cila përveç asaj që ka përjetuar më herët, tani më do ta fajësojë përjetësisht veten si shkaktare për vrasjen e babait të saj” – u shpreh prokurorja Gashi.
Në këtë deklaratë kjo e fundit iu referua faktit se i akuzuari paraprakisht ka qenë i dënuar nga Gjykata për sulm seksual ndaj vajzës së mitur të viktimës G.K..
Tutje fjalën përfundimtare e dhanë edhe palët e dëmtuara përmes përfaqësuesit ligjor, avokatit Osman Havolli.
Në deklaratën e tij, i njëjti tha se qëndron prapa fjalës së prokurores dhe propozimit për ta shpallur fajtor të akuzuarin si dhe të dënohet me dënim maksimal.
Avokati Havolli po ashtu paralajmëroi padi kundër Policisë, duke cekur se edhe ata mbajnë përgjegjësi për rastin.
“Ne do ta shqyrtojmë mundësinë edhe për këtë punë, edhe Policia e Kosovës ndoshta do të japë llogari. Do ta padisim me padi të posaçme për këto hesape sepse revolja ka mund të konfiskohet nga i akuzuari” – tha ai.
Po ashtu fjalën e mori edhe vetë i dëmtuari E.K. – i biri i viktimës, i cili para Gjykatës rrëfeu se si e kishte përjetuar tërë situatën që nga ngacmimi i motrës së tij të mitur e deri te pasojat e vrasjes së të atit.
Në vazhdim u deklarua mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj, i cili shprehu këmbënguljen e tij në faktin se vrasja kishte ndodhur si vetëmbrojtje.
Sipas avokatit, i mbrojturi i tij ka kryer një vepër tjetër penale nga ajo me të cilën e ngarkon Prokuroria.
Kjo vepër, sipas avokatit, është e inkriminuar me nenin e dymbëdhjetë të Kodit Penal, e që është mbrojtja e nevojshme.
Kurse për aktin akuzues të Prokurorisë ai tha se “juridikisht dhe faktikisht nuk mund të qëndrojë”.
“I mbrojturi im të gjitha veprimet i ka kryer në mbrojtje të nevojshme” – tha ai.
“Viktimë është G.K. , por viktimë është edhe Xhevdet Januzaj” – shtoi avokati Gutaj.
I pandehuri Xhevdet Januzaj po ashtu mori fjalën.
“Veprën e kam bo, po nuk ndihem fajtor” – tha Januzaj.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari Xhevdet Januzaj me paramendim ka provokuar sulmin dhe ka privuar nga jeta G.K. për motive hakmarrjeje të paskrupullt.
Dosja thotë se qëllimi ka qenë hakmarrja lidhur me një sulm fizik që i kishte bërë djali i viktimës – E.K. i cili tashmë mban epitetin e palës së dëmtuar në këtë procedurë.
Gjithnjë sipas aktakuzës, arsyeja e kësaj përleshjeje kishte qenë sulmi seksual që Xhevdet Januzaj kishte kryer kundër motrës së mitur të E.K..
Për këtë sulm, Januzaj ishte shpallur fajtor dhe i ishte shqiptuar dënim me burgim prej tre vjet e gjysmë.
Tutje dosa shtjellon se i akuzuari ishte pajisur me armën e tij me të cilën ka shkuar në Pejë për të vëzhguar lëvizjet e viktimës në afërsi të banesës së tij, e sipas fqinjëve ka pasur një sopatë teksa e priste viktimën dhe familjarët e tij në një lokal të afërt.
Pas njoftimit të fqinjëve, viktima ka kërkuar mbrojtje nga ana e Policisë por që kërkesa e tillë ka qenë e pasuksesshme.
Më pas viktima kishte shkuar në lokalin ku ndodhej i akuzuari dhe e ka udhëzuar të largohet nga aty duke iu drejtuar me fjalët: “Çu ec prej këtuhit!”, me ç’rast i akuzuari nuk ishte bindur. Kështu viktima ka nxjerrë armën e vet me të cilën tenton të shtijë mbi të akuzuarin por që e njëjta bllokohet.
Në këtë moment, i akuzuari me armën e tij e qëllon viktimën gjithsej trembëdhjetë herë duke e lënë të vdekur në vend.
Aktakuza thotë se kjo kishte ndodhur në intervalin kohor kur i akuzuari ishte liruar nga Gjykata e Pejës për t’u mbrojtur në liri gjatë procedurës gjyqësore lidhur me sulmin seksual.
Duke u bazuar në këtë përshkrim, Prokuroria e ka ngarkuar Xhevdet Januzajn me veprën penale të vrasjes së rëndë.
Po ashtu lidhur me mjetin e vrasjes, Prokuroria ka ngritur akuzë për përdorim të armës apo të mjetit të rrezikshëm.
Përmes aktakuzës por edhe në fjalën përfundimtare u kërkua nga Prokuroria që arma e tillë të konfiskohet, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri