Dy afrimet e fundit janë sulmuesi brazilian Ronaille Calheira, si dhe mbrojtësi kosovar Lulëzim Doshlaku.

Sipas "Sport Ekspres", me këto dy afrime ballshiotët konsolidojnë mbrojtjen dhe sulmin, duke qenë akoma më të fortë para ndeshjes me skuadrën e Tërbunit të Pukës, që do të luhet në qytetin e Gjirokastrës, ditën e diele, në orën 17:00.


Më parë Bylis ka nënshkruar edhe me portierin Kushtrim Mushica dhe mbrojtësin Ahmet Haliti. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app