Borussia Dortmund është mposhtur në shtëpinë e tyre nga Bayern Munichu me rezultat 3-1 në derbin e javës së 11-të në Bundesliga.

Bavarezët e Jupp Heynckesit kanë arritur edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke rritur distancën me ndjekësit në Bundesliga.


Golat në këtë takim u shënuan nga Arjen Robben (17’), Robert Lewandowski (37’) dhe David Alaba (63’) për Bayernin, ndërsa për Dortmundin shënoi Marc Bartra (88’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi holandez, Robben, i cili u notua me 8.5.

Ndërsa, lojtari me notën më të ulët në ndeshje ishte portieri Roman Burki, që u vlerësua me notë 5.6. /Telegrafi/ Dortmund:

notat bayern e1509824083794

Bayern:

notat bayern 1 e1509824220769

telegrafi sport app