LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen në prokurori edhe 61 dosje për krimet serbe në Kosovë

Dorëzohen në prokurori edhe 61 dosje për krimet serbe në Kosovë

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, disa kallëzime penale kundër kriminele serbe.

Shkëndije Hoda, udhëheqëse e këtij grupi tha se sot kanë dorëzuar të shtatin kontingjent me 61 dosje me rreth 100 dëshmi.

Sipas saj, dorëzimi i këtyre dosjeve ka pasur efekt, pasi që policia e Gjakovës ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët.


Ajo tutje deklaroi se dorëzimin e dëshmive do ta bëjnë edhe viteve të ardhshme.