LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet ambasadori i SHBA-së në Estoni, kritikon Trumpin

Dorëhiqet ambasadori i SHBA-së në Estoni, kritikon Trumpin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Estoni, ka njoftuar se do të pensionohet, duke kritikuar ashpër presidentin Donald Trump për komentet e tij lidhur me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ambasadori James Melville, që ka shpërbyer si i dërguar i SHBA-së në Talin që prej vitit 2015, përmes një postimi në Facebook bëri publik pensionimin e tij.

Ai ka shkruar se për një kohë të gjatë po planifikonte që të largohej nga detyra, por vendimi i tij për t’u pensionuar është shtyrë nga komentet e fundit publike të Trumpit mbi BE-në dhe kritikat ndaj NATO-s.


“Për presidentin të thotë se BE është ‘krijuar për të përfituar nga SHBA-ja për të sulmuar kursimet tona’ ose se ‘NATO është po aq e keqe sa NAFTA’, nuk është thjesht fakt i gabuar, por mua më dëshmon se është koha që unë të largohem”, ka shkruar Melville.

Ai ka shtuar se pas shërbimit të një mandati të plotë në Talin ka për qëllim të largohet “pasi të jetë konfirmuar pasardhësi im”.

Kritikat e ambasadorit Melville vijnë në kohën kur aleatët evropianë kanë shfaqur shqetësimin e tyre lidhur me qasjen e presidentit Trump ndaj BE-së dhe NATO-s.

Trump ka kritikuar ato që ai i vlerëson praktika të padrejta të tregtisë të BE-së dhe më herët gjatë këtij muaji ka kritikuar tarifat për çelik dhe alumin që kanë vendosur anëtarët e bllokut.

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori