LAJMI I FUNDIT:

Donjeta Sadiku garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike

Mbrëmjen e së premtes u bë hapja zyrtare e Lojërave Olimpike në lumin Sena aty ku prezent ishin tetë mijë sportistë nga anembanë botës, në mesin e tyre edhe Kosova me garuesit e saj.

Garuesja e parë nga Kosova që do të paraqitet në Lojërat Olimpike është boksierja Donjeta Sadiku e cila sot (27 korrik) zhvillon meçin e saj në kërkim të medaljes olimpike.

Pengesa e parë e Sadikut në ‘Paris 2024’ do të jetë boksierja nga Tajlanda, Thananya Somunek me meçin i cili i takon kategorisë deri në 60 kilogramë.


Në rast se Sadiku arrin ta kalojë me sukses kundërshtaren Somnuek, atëherë ajo do të kishte përballë boksieren kolumbiane Angie Paola Valdes Pana, ndërsa në një çerekfinale potenciale do të boksonte ndaj Kellie Harrington nga Irlanda.

Sadiku në ‘Paris 2024’ është me normë olimpike dhe nga nëntë garues sa e përfaqësojnë Kosovën gjithsej, ajo do ta nis e para.

Kjo nuk është hera e parë për Sadikun që paraqitet në Lojërat Olimpike, pasi që ajo kishte qenë pjesëmarrëse edhe në ‘Tokio 2020’ me ftesë të universalitetit.

Sukseset për Sadikun nuk janë diçka e re, pasi ajo ka fituar paraprakisht dy medalje të bronzta në evropian dhe botëror, ndërsa synimi i saj është që edhe në këtë edicion të Lojërave Olimpike ta fitojë një tjetër medalje.

Kujtojmë se meçi mes Sadikut dhe Somnuek do të nis me fillim nga ora 21:00 dhe Telegrafi do t’iu mbajë të informuar rreth kësaj ngjarje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori