Studimi jashtë vendit, nga shumë studiues të edukimit, konsiderohet si një nga mënyrat më efektive të zhvillimit profesional dhe personal për studentët.
Eksperienca e studimit jashtë vendit, u mëson studentëve të dalin nga zona e tyre e rahatisë dhe të përjetojnë diversitetin kulturor, racor e gjuhësor. Po ashtu kjo iu mundëson atyre të mësojnë më shumë për mënyrën e jetesës së njerëzve me nacionalitete të ndryshme. Kjo përvojë jashtë vendit zgjeron horizontet dhe pritshmëritë që mund të kenë studentët për karrierën e zgjedhur.
Tanimë ka shumë marrëveshje ndërkombëtare multilaterale që përfshijnë pothuajse të gjitha vendet në botë të cilat ofrojnë mundësi studimi në universitetet e tyre. Në këto universitete ofrohen një larmi kursesh e programesh e drejtimesh. Disa prej tyre ofrojnë edhe bursa për kërkime shkencore, varësisht nga fusha e interesit të studiuesit.
Duke marrë parasysh përvojën e fituar në një shtet tjetër, studentët të cilët kanë përfunduar studimet qoftë plotësisht apo përkohësisht jashtë vendit, në shumicën e rasteve trajtohen me përparësi nga ana e punëdhënësve. Kjo vjen si rezultat i mentalitetit dhe perspektivës së zgjeruar që zhvillohet nëpërmjet kontaktit me njerëz dhe kultura të ndryshme. Pavarësisht nga fusha që studiohet, aftësia për të menduar me një perspektivë ndërkombëtare, është një ndër asetet më të rëndësishme dhe më të kërkuara në treg.
Viteve të në fundit në Kosovë trendi i interesit të studentëve që duan të studiojnë jashtë vendit është ngritur në mënyrë eksponenciale. Shumë universitet e kolegje në vend tanimë kanë lidhur marrëveshje me universitete të tjera dhe iu janë bashkuar programeve ndërkombëtare që ofrojnë bursa për studentët që duan të avancohen më tej në karrierën e tyre. Një ndër kolegjet që aktualisht ka më së shumti mundësi për përfitimin e bursave ndërkombëtare është Kolegji Universum. Ky Kolegj deri më tani ka nënshkruar marrëveshje me 115 universitete në 26 shtete të Evropës 11 prej të cilave janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Çdo vit Kolegji Universum ka mundësuar përfitimin e mbi 395 bursave ndërkombëtare. Deri më tani 25 studentë kanë marrë bursë të plotë. Këto bursa mbulojnë tarifën e shkollimit, shpenzimet e jetesës me vlerë prej 850 deri në 900 euro kompensim mujor, si dhe shpenzimet e transportit në vlerë prej 275-360 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit