Mbrëmë në NBA u luajtën shtatë ndeshje dhe më interesante ishte ndeshja mes LA Lakers dhe Dallas, natyrisht sepse Luka Doncic luajti kundër ish-klubit të tij.

Ylli slloven i cili praktikisht u dëbua nga Dallas në mënyrë joprofesionale, ishte jashtëzakonisht i motivuar për t'i treguar menaxherit të përgjithshëm Nic Harrison se e kishte gabim dhe në fund e përfundoi ndeshjen me një triple-double dhe i  dha Lakersave fitoren me tetë pikë diferencë 107:99.


Doncic e mbylli ndeshjen me 19 pikë, 15 kërcime dhe 12 asistime, ndërsa i shkëlqyer ishte edhe LeBron James me 27 pikë dhe 12 kërcime.

Kyrie Irving shënoi 35 pikë për Dallasin, por as kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij për të fituar.

Golden State pësoi një disfatë të rëndë ndaj Charlotte me rezultat 128:92, ndërkohë Boston Celtics triumfuan në udhëtim te Toronto Raptors 101:111. /Telegrafi/ 

Rezultatet:

LA Lakers - Dallas 107:99

Golden State - Charlotte 128:92

Toronto - Boston 101:111

Orlando - Cleveland 82:122

Houston - Milwaukee 100:97

Memphis - Phoenix 151:148

New Orleans - San Antonio 109:103

telegrafi sport app